Politike

Alibeaj: Berisha që njihja unë do zgjidhte demokratët, ia thashë në takim, është lënduar…

16 Prill 2022, 16:09 Nga DOSJA
Alibeaj: Berisha që njihja unë do zgjidhte demokratët, ia

TIRANË– Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj ka folur për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe sjelljen e tij gjatë kohës kur ishte në qeveri. I ftuar në “Kjo javë”, Alibeaj tha se Berisha që njihte ai sdo të zgjidhte interesin e demokratëve para atij personal. Alibeaj shtoi se ish-kryeministri është lënduar në egon e tij në momentin që është shpallur non-grata nga Derpartamenti Amerikan i Shtetit. 

Pjesë nga biseda: 

Enkelejd Alibeaj: Kam qenë drejtor i departmanetit AntiKorrupsion, ministër, etj, unë besoj që të gjitha detyrat që kam pasur në kryeministri e qeveri i kam kryer me përkushtimin më të lartë, është thënë dhe nga kundërshtarët politikë. Unë kam qenë aty se kam krijuar dhe nuk do të doja kurrë të krijoja marrëdhënie personale. Nga 2005-2009 ka qenë një nga mandatet më të mira qeverisëse. Deri në 2013 ishte mandati që gërryeu qeverisjen e PD-së dhe solli regjimin e Edi Ramës. Dozat e mëdha të shkeljes së ligjit e të korrupsionit sollën pikërisht këtë gjë. Për të qenë i sinqertë, kam menduar gjithmonë që për hir të PD-së e demokratëve do të vinte në një moment që mes interesit personal e shumë demokratëve, do të zgjidhte këta të dytët. Kuptoj, mund të jetë i lënduar në krenarinë e tij për atë që i ka ndodhur. Unë i kam thënë, nuk ka vlerësim më të madh se ai i demokratëve, ia thashë kur e takova, por nuk e bëri.

Nisida Tufa: Ai u tërhoq, e bëri zgjedhjen e tij

Enkelejd Alibeaj:E mbani mend si thoshte atëherë, ikja ime është pa kthim. Besoj se i ka hije një burri shteti që kur bën deklarata të tilla, të jenë reale.

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike enkelejd alibaej enkelejd alibaej

Sondazh

Poll