Politike

Platforma e Alibeajt, Këlliçi: Berisha është magneti i lëvizjes më të madhe në PD

16 Prill 2022, 19:37 Nga DOSJA
Platforma e Alibeajt, Këlliçi: Berisha është magneti i

TIRANË– Belind Këlliçi, deputeti i Partisë Demokratike dhe anëtari i Komisionit të Rithemelimit të PD-së kundërshton totalisht platformën e Alibeajt. Në një reagim në Facebook, Këlliçi shprehet se Berisha është magneti i lëvizjes më të madhe që ka ndodhur në radhët e demokratëve., shumë më tepër se sa thjesht një individ në PD. Prandaj, ai shton se Berisha nuk mund të largohet që aty. 

“Berisha nuk është një emër më shumë në PD, e as thjesht një individ politik. Berisha është magneti i lëvizjes më të madhe që ka ndodhur në radhët e demokratëve. Vendimet personale në një parti demokratike mohojnë vullnetin e shumicës. Kur anashkalohet vota, anashkalohet shumica. Këtë synon platforma Basha-Alibeaj. Kjo nuk ka për të ndodhur. PD dhe demokratët do të bashkohen, përkundër çdo tentative për t’i mbajtur të përçarë. 11 dhjetori, 18 dhjetori dhe 6 marsi janë një realitet politik, të cilin nuk mund ta mohojë askush!””- shkruan Këlliçi. 

LAJM KRYESOR:Alibeaj: Platformën e mbështesin 32 emra! Rithemelimi: Keqardhje. Salianji e Duma kundër

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike brlind kellici brlind kellici

Sondazh

Poll