Politike

Zgjedhjet në PD-në e Kukësit, tërhiqet njëri prej kandidatëve: Procesi i manipuluar

17 Prill 2022, 09:57 Nga DOSJA
Zgjedhjet në PD-në e Kukësit, tërhiqet njëri prej

KUKËS– Irel Elezi është tërhequr nga gara për të marë drejtimin e kreut të Partisë Demokratike në Kukës. Sipas tij, i gjithë procesi është i manipuluar, ndërsa shtoi se emri i tij është vendosur në listë vetëm diten e djeshme, ndërsa ka dalluar edhe emra që më parë nuk ishin pjesë e anëtarësisë së PD-së, e ë tjerë që mungonin.

Jam vendosur në listen e kandidatëve ditën e djeshme. Pas verifikimit që i kam bërë listes kam parË që në listen e zgjedhësve janë mbi 200 emra te rinj dhe shumë demokrat që kanë kontribut 30-vjeçar në PD e nuk janë në listën e sjellur nga Tirana. Kam kërkuar sipas normave dhe statutit të partisë regjistrin e anëtarësimit të këtyre emrave te rinj. Kam kërkuar heqjen e emrit tim nga gara, vetëm atëherë më kanë kërkuar sqarim. Kërkesa ime është marrë parasysh vetëm pasi jam tërhequr nga gara. E konsideroj procesin të manipuluar. Ju bej thirrje të gjithe demokratëve se aty ku vëreni shkelje, paligjshmeri reagoni dhe mos pranoni te votoni. Kam të drejtë mendoj që procesi është i manipuluar,”-tha ai për mediat.

Pas tërheqjes së Irel Elezit në garë është vetëm Admir Sinamati, ndërsa Halit Muçmata nga Komisioni i Rithemelimit tha se procesi po vijon pa probleme edhe pse një nga kandidatët u tërhoq.

LAJMI KRYESOR: Rithemelimi zgjedh krerët në disa degë, votohet në Vlorë, Pogradec, Sarandë dhe Delvinë

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike irel elezi kukes zgjedhje ne deget e pd irel elezi kukes zgjedhje ne deget e pd

Sondazh

Poll