Politike

Platforma e Alibeajt, Boçi: Po luhet me ndjeshmërinë e deputetëve

16 Prill 2022, 20:29 Nga DOSJA
Platforma e Alibeajt, Boçi: Po luhet me ndjeshmërinë e

TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi shprehet se një pjesë e kolegëve të tij kanë si synim përçarjen e Pd-SË. Në një reagim për Vizion Plus, Boçi tha se çdo platform apo ide duhet të ketë miratimin e të gjithë grupit. Sipas tij, platforma e Alibeajt po trukon atë që mendojnë deputetët dhe po luan me ndjeshmërinë e tyre.

“Unë kam kërkuar që për çdo ide, apo të tillë platforme, të ketë një miratim në kryesinë e grupit parlamentar, dhe më pas vendimmarrja i takon grupit parlamentar. Iniciatorët duket që trukojnë me hile në raport me atë çka duan deputetët, duke prekur ndjeshmërinë e tyre. I mbështesë në shqetësimin e tyre për te pasur një PD të bashkuar, por duhet të jemi koshientë që vendimmarrja kalon në një procedurë miratuese detyruese. Nuk mund të marrë grupi parlamentar atribute politike. Tendenca e disave, e një grupi të vogël, jo e gjithë deputetëve në tërësi, për të krijuar dy PD, është një tentativë përçarëse dhe nuk frymëzon apo sjell bashkim, dhe duhet ndalur,”- shprehet ai.

LAJM KRYESOR:Alibeaj: Platformën e mbështesin 32 emra! Rithemelimi: Keqardhje. Salianji e Duma kundër

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike alibeaj 16 prill 2022 luciano boci alibeaj 16 prill 2022 luciano boci

Sondazh

Poll