Politike

Përfundon numërimi i votave në Elbasan, Blendi Himçi zgjidhet kreu i degës së PD

16 Prill 2022, 19:49 Nga DOSJA
Përfundon numërimi i votave në Elbasan, Blendi Himçi

ELBASAN– Kryetari i degës së Partisë Demokratike në Elbasan është zgjedhur Blendi Himçi. Në një reagim zyrtar, Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike bëri me dije se Himçi mori 66 % të votave. Ndërsa Kryetare e PD Dega 6 Tiranë u shpall Onelda Zefi me 79.7 % të votave.

Njoftim i Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike:

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që është mbyllur procesi i votimit në PD Dega Elbasan. Pas numërimit të fletëve të votimit, Kryetar i PD Dega Elbasan u shpall Z. Blendi Ferdinand Himçi me 66 % të votave.Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që është mbyllur procesi i votimit në PD Dega 6 Tiranë. Pas numërimit të fletëve të votimit, Kryetare e PD Dega 6 Tiranë u shpall Znj. Onelda Gjin Zefi 79.7 % të votave.

LAJM KRYESOR: VD- Rithemelimi zgjedh krerët në disa degë, demokratët: Alibeaj e Bardhi na përçanë

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike blendi himçi zgjedhje ne deget e pd blendi himçi zgjedhje ne deget e pd

Sondazh

Poll