Politike

Miratohet plani hetimor për shkarkimin e Metës, procesi do monitorohet nga ekspertë të huaj

15 Korrik 2019, 12:40 Nga DOSJA
Miratohet plani hetimor për shkarkimin e Metës, procesi do monitorohet

TIRANË- Është miratuar ditën e sotme plani paraprak i hetimit për presidentin Ilir Meta. Ky komision pritet të kontrollojë ligjshmërinë e akteve të Metës.

Disa prej anëtarëve të komisionit kanë kërkuar edhe ekspertë ndërkombëtarë në këtë proces, ndërsa plani paraprak i hetimit është miratuar nga komisioni.

Deputeti Adriatik Alimadhi tha se dekretin e Presidentit e mori në shqyrtim dhe vendosi KQZ.  

T’i vendosim gjërat saktësisht. Dekretin e Presidentit e mori në shqyrtim dhe vendosi KQZ. Përderisa ne i japim të drejtë Presidentit, mendoj se KQZ duhet të jetë pjesë e thirrjes. Kuptoni një gjë, akti i Presidentit dhe vendimi i KQZ do jetë debati më i forte”, u shpreh Alimadhi.

Ndërsa Kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja theksoi se ky komision ka një afat tre-mujor për të përmbyllur punën në funksion të hetimit të përcaktuar nga Parlamenti.

Në fakt, ky komision ka një afat tre-mujor për të përmbyllur punën në funksion të hetimit të përcaktuar nga Parlamenti. Nëse nuk do ta përmbyllim punën, do kërkojmë zgjatje të afatit.

Ne shpresojmë që Gjykata Kushtetuese do të ngrihet shumë shpejt. Ne si komision kemi një afat që na e ka përcaktuar Kuvendi, kështu që sugjerimi juaj është me vlerë, por jemi të detyruar të respektojmë afatin. Baza e këtij komisioni është Kushtetuta”, tha Manja.

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike adriatik alimadhi komisioni hetimir per shkarkimin e metes ulsi manja adriatik alimadhi komisioni hetimir per shkarkimin e metes ulsi manja

Sondazh

Poll