Politike

Partia Socialiste në zi! Vdes kryetarja e FRESSH, u aksidentua rëndë me makinë në Vorë (FOTO)

Ndahet nga jeta kryetarja e FRESSH për njësinë administrative nr.6, Rajselda Hamza. Ajo humbi jetën për shkak të plagëve të marra pas një aksidenti në Vorë.
Featured image of article: Partia Socialiste në zi! Vdes kryetarja e FRESSH, u aksidentua rëndë me makinë në Vorë (FOTO) Rajselda Hamza

TIRANË– Kryetarja e FRESSH në njësinë administrative nr.6 në Tiranë Rajselda Hamza ka ndërruar jetë. 

Lajmin e bën të ditur kryetari i FRESSH, njëkohësisht deputet i PS-së Eljo Hysko me anë të një postimi në Facebook.

Burime të Dosja.al bëjnë me dije se Rajselda ka humbur jetën gjatë një aksidenti të ndodhur ditën e djeshme në Vorë. 

Varrimi i saj është bërë ditën e sotme, ndërkohë që në rrjetet sociale nuk kanë të ndalur mesazhet e ngushëllimit.

Ndërkohë ditën e djeshme një aksident është raportuar në zonën e Vorës, ku një pasagjere humbi jetën. (Lexo këtu) Ende nuk dihet nëse Rajselda ka qënë viktima e këtij aksidenti, apo kemi të bëjmë me një tjetër të paraportuar nga ana e Policisë së Shtetit.

(k.m/dosja.al)

  • 18:25

    Kryetarja e FRESSH vdiq në aksident, shoqja e ngushtë përlot rrjetin: Në lule të rinisë moj zemër…

    Kryetarja e FRESSH për njësinë administrative nr.6 Rajselsa Hamza ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti automobilistik.

    Pas publikimit të lajmit për ndarjen e saj nga jeta, shoqja e saj e ngushtë Xhulia Ceku ka përlotur rrjetin me dedikimin e saj.

    Me anë të një postimi në Facebook ajo shkruan se sa krenare ishte ndjerë për të dhe se si po e përballonte humbjen e saj.

    “A mund ta besoj unë se ky lajm është i vërtetë? Çfarë se ky lajm është i vertetë? Çfarë të ndodhi moj zemër në lule të rinisë? Unë sapo kisha filluar që të ndjehesha krenare për arritjet e tua… Malli i një viti është i lehtë por malli i mos të të parit kurrë më, më thuaj si do ta përballojmë? Ke qënë shoqja ime e parë dhe ajo e ngushta, ajo që çdo sekret e ndanim bashkë, po lodrat në lagje? A mund të mi kthejë kush këto kujtime? Do jesh në zemrën time gjithmonë. U prehsh në paqe zemra ime. Mami, vëllai dhe motra jote duhet të bëhen shumë të fortë mbas kësaj tragjedie të dytë. Bëhu ëngjëlli im aty lart dhe më mbro,”-shkruan ajo.

    Postimi i plotë:

Shto Koment