Politike

I bashkohet platformës së Alibeajt! Mziu: Mungova në diskutim, e mbështes propozimin

16 Prill 2022, 11:41 Nga DOSJA
I bashkohet platformës së Alibeajt! Mziu: Mungova në diskutim, e

TIRANË– Xhelal Mziu është deputeti i Partisë Demokratike që iu është bashkuar platformës së prezantuar ditën e sotme nga Enkelejd Alibeaj për bashkim. Përmes një postimi në facebook, Mziu shkruan se i bashkohet deputetëve që mbështet platformën dhe se bashkimi i Partisë Demokratike është zgjidhja e vetme, që nesër demokratët të jenë forcë qeverisëse.

REAGIMI

“Partia Demokratike ka qenë dhe ngelet shpresë për demokratët dhe për çdo shqiptarë! Bashkimi i Partisë Demokratike është zgjidhja e vetëme, që nesër të jemi forcë qeverisëse!Për shkak të disa angazhimeve personale, kam munguar në diskutimin e platformës së propozuar nga kolegët deputetë të grupit parlamentar të PD. I bashkohem listës së deputetëve dhe mbështes këtë platformë si rruga e duhur për çdo demokratë dhe shqiptarë, për një Shqipëri Evropiane nesër!” 

Kreu i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj prezantoi sot platformën e propozuar prej tij për bashkimin e PD-së, e cila është firmosur nga 32 deputetë.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike alibeaj 16 prill 2022 xhelal mziu alibeaj 16 prill 2022 xhelal mziu

Sondazh

Poll