Politike

32 demokratë firmosën Platformën e Alibeajt, Edi Paloka: Keqardhje për kolegët e mi

16 Prill 2022, 10:34 Nga DOSJA
32 demokratë firmosën Platformën e Alibeajt, Edi Paloka:

TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka ka reaguar pas prezantimit të platformës së Enkelejd Alibeajt për bashkimin e PD-së. Paloka ka shpërndarë një foto të Kuvendit të 11 dhjetorit, duke shtuar se i vjen keq për miqtë dhe kolegët e tij, pasi nuk kanë lexuar çfarë i kanë vendosur para për të firmosur.

“Thjeshte keqardhje per miqte dhe koleget qe ne rastin me te mire, nuk kane lexuar se cfare ju kane vene perpara…Keq ne se nuk e kane kuptuar ! Shume keq ne se e kane kuptuar dhe nenshkruar me vetedije te plote!”, shkruan Paloka.

Kreu i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj prezantoi sot platformën e propozuar prej tij për bashkimin e PD-së, e cila është firmosur nga rreth 32 deputetë.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi paloka edi paloka

Sondazh

Poll