Aktualitet

Der Spiegel: SKANDAL! Nuk vendosi maskën! Policia shoqëron kryeministrin Rama në Gjermani

15 Prill 2022, 12:55 Nga DOSJA

GJERMANI– Kryeministri Edi Rama është përfshirë në një ngjarje skandaloze në Gjermani, gjatë kohës që udhëtoi nga Frankfurti drejt New York-ut. Der Spiegel raporton se Rama është shoqëruar nga policia pasi nuk ka ka pranuar të vendosë maskën anti-covid. Gjithçka ka ndodhur në bordin e avionit të Lufthansa gjatë muajit dhjetor.

Pasagjerët që kanë qenë dëshmitarë të ngjarjes, rrëfejnë se kreu i qeverisë refuzoi me forcë mbajtjen e maskës mbrojtëse saqë ekuipazhi është detyruar të thërrasë kapitenin për ndihmë. Megjithatë, duke qenë se ai gjithashtu nuk ishte në gjendje të bindte kreun e qeverisë shqiptare për të mbajtur maskën FFP2, ndërhyri policia federale dhe bëri shoqërimin e kryeministrit shqiptar.

Vetëm pas një takimi me një punonjës të Ministrisë së Jashtme Federale, Rama më në fund pranoi të zbatonte rregulloren e parashikuar, si të gjithë pasagjerët e tjerë në bordin e Lufthansa. Linja ajrore u detyrua që ta kalonte kryeministrin Rama dhe delegacionin e tij prej dhjetë anëtarësh në një tjetër avion. Pavarësisht shkeljes, Dosja.al ka mësuar se kryeministri Rama nuk është gjobitur nga autoritetet gjermane. Vetë shefi i linjës ajrore edhe pse nuk e përmendi emrin e Ramës, theksoi se nuk kishte asnjë trajtim preferencial kur bëhej fjalë për vendosjen e maskës, as nëse bëhet fjalë për një kryetar qeverie.

Ndërkohë që shefi i Agjencisë për Informim, Endri Fuga pretendon se shoqërimi i Ramës nuk ka ndodhur prej maskës, por për shkak të sjelljes së një anëtari të bordit, duke pretenduar se ndaj tyre është kërkuar dhe falje zyrtare. Por në e-mailin e dërguar nga ana e “Lufthansa”, nuk kërkohet ndjesë direkte, ndërkohë që në asnjë rresht nuk thonë që e gjitha situata e krijuar është për faj të tyre. Megjithatë Dosja.al është interesuar pranë zyrës së shtypit për më shumë detaje lidhur me “sherrin” që pretendohet se paska ndodhur në bordin e avionit, por ende nuk ka asnjë përgjigje…

ZHVILLIME TË TJERA LIDHUR ME NGJARJEN: 

‘Nuk ka trajtime preferenciale’; si u dëbua Edi Rama nga fluturimi i Lufthansas drejt SHBA

Skandali i Ramës! Fuga pretendon FALJE, bie ndesh me e-mailin e ‘Lufthansa’, kush ndërhyri?

Morali i dyfishtë i Ramës! Gjoba e ndëshkime për maskat në Shqipëri, rebelim jashtë

Skandali me Ramën, ZBARDHET e-maili i Lufthansa-s, ç’i shkruante pas shoqërimit në Gjermani

Skandali i Ramës, Fuga: S’kishte lidhje me maskën, një anëtar i ekuipazhit u soll keq

DETAJE! U nis të merrte çmim, Rama u shoqërua nga policia gjermane në dhjetor

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore kryesore edi rama policia gjermane shoqeron ramen edi rama policia gjermane shoqeron ramen

Sondazh

Poll