Aktualitet

Zingraf: PD të orientohet nga e ardhmja, RMV të pritet, s’komentoj non-gratat

15 Prill 2022, 11:11 Nga DOSJA
Zingraf: PD të orientohet nga e ardhmja, RMV të pritet,

KORÇË– Ambasadori i Gjermanisë Peter Zingraf është shprehur se Shqipëria duhet të ketë një opozitë të fortë, referuar situatës në të cilën ndodhet Partia Demokratike. Nga Korça ku zhvilloi një viiztë dy ditore, Zingraf tha se nuk do të duhet të fliste për situatën e brendshme të një partie, por që shpreson që PD-ja të mund të rigjejë veten e të ketë një udhëheqje që të jetë e orientuar nga ardhmja. I pyetur nëse në PD mund të qëndrojë një person i shpallur non-grata (Berisha), Zingraf shton se në fokus duhet të jetë përmbajtja e jo konkretisht një person, referuar rikthimit të fuqishëm të ish-kryeministrit.

Ambasadori gjerman nuk ka preferuar të komentojë vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të shpallur non-grata politikanë e biznesmenë shqiptarë. Zingraf u shpreh se Gjermania ndjek një tjetër metodë për personat që nuk duhet të shkelin në vend, por që nuk preferon të komentojë vendimin e SHBA-ve. I pyetur për akuzat e bëra ndaj ambasadorëve se po ndërhyjnë në sistemin e drejtësisë më vend, Zingraf tha se vetë nuk është ndjerë i prekur.

Përsa i përket deklaratës së kryeministrit Rama, i cili nga Berlini tha se do të kërkonte ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut për integrimin në Bashkimin Evropian, Zingraf tha se RMV meriton të pritet. Ai shtoi se Maqedonia e Veriut u ‘pengua’ në vitin 2020 prej Shqipërisë dhe priti, e për rrjedhojë meriton që t’i kthehet me të njëjtën monedhë.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Rama kërkon ndarjen nga RMV, Zingraf: U sakrifikua në 2020 për Shqipërinë, ta presim

Ndroqi e Rakipi non-grata, Zingraf: S’komentoj vendimin e SHBA-ve, ne kemi tjetër metodë

Berisha non-grata, Zingraf: PD të rigjejë veten, të orientohet nga e ardhmja

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike peter zingraf peter zingraf 15 prill 2022 peter zingraf peter zingraf 15 prill 2022

Sondazh

Poll