Aktualitet

Zjarr në një magazinë në Yzberisht,s’ka të lënduar, zjarrfikësit punojnë për shuarjen e tij

15 Prill 2022, 11:17 Nga DOSJA
Zjarr në një magazinë në Yzberisht,s’ka të

TIRANË– Një zjarr ka rënë mëngjesin e sotëm në një magazinë në zonën e Yzberishtit ku fatmirësisht nuk ka të lënduar.

Sipas njoftimit të policisë magazina ishte në pronësi të shtetasit M.Z dhe aktualisht raportohet se ka vetëm dëme materiale.

Aktualisht në vendngjarje ndodhen forcat zjarrëfikëse të cilat po punojnë për shuarjen e zjarrin si dhe forcat e policisë të cilat po hetojnë rrethanat e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 15.04.2022, në Yzberisht, ka rënë zjarr në magazinën në pronësi të shtetasit M. Z., dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.

Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet policia e tiranes zjarr ne yzberisht policia e tiranes zjarr ne yzberisht

Sondazh

Poll