Aktualitet

Berisha: Basha dreka me Rakipin, President si mafia, Alibeaj e Rama duan ndarjen e PD

15 Prill 2022, 07:37 Nga DOSJA
Berisha: Basha dreka me Rakipin, President si mafia, Alibeaj e Rama duan ndarjen

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se Enkelejd Alibeaj, i cili pretendon se është kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, është i kapur nga kryeministri Edi Rama, njësoj si ish-kryetari Lulzim Basha që u dorëhoq. Në një konferencë për mediat, Berisha tha se edhe platforma e prezantuar sot nga Alibeaj sipas të cilit synohet bashkimi i Partisë Demokratike, ka si qëllim përçarjen e PD-së. Sipas Berishës, Alibeaj nuk ka tagër të ndërmarrë asnjë nismë pasi tashmë, me vendim gjykate PD-në e drejton Komisioni i Rithemelimit.

Padinë e ngritur nga Alibeaj, Berisha e konsideron nul dhe shton se kjo ka qenë edhe arsyeja që e ka detyruar atë që t’i thotë deputetit demokrat se nuk është më kreu i grupit parlamentar. Sipas liderit historik të PD-së, padia është mënyra për të përmbushur dëshirën e kryeministrit Edi Rama, ndarjen e PD-së në dy parti në mënyrë që të mos ketë një opozitë të mirëfilltë përballë tij.

Kongresin e Partisë Socialiste, Berisha e konsideroi Kongres të Cosa Nostra-s, aty ku sipas tij u caktuan killer që do lanin hesapet me kundërshtarët e klanit qeveritar. Thirrja e Ramës për ta hetuar, për Berishën është përdorimi i drejtësisë nga Partia Socialiste për ta future atë në burg. Ish-kryeministri shtoi se Rama po vepron njësoj si në diktaturë, duke përdorur çdo institucion si armë të partisë.

I pyetur se përse shqiptarët duhet të besojnë raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit kur flet për korrupsionin e qeverisë Rama dhe jo kur akuzon atë vetë, Berisha tha se në rastin e tij, DASH duhet të paraqesë prova, pasi është një qytetar i lirë. Pozicionin e tij të ardhshëm në PD, Berisha tha se ia ka lënë në dorë votës së demokratëve.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Berisha: Vota do përcaktojë pozicionin tim të ardhshëm

Votim brenda mbledhjes së PD? Berisha: Asgjë nuk ndodhi, asnjë dorë nuk u ngrit

A do krijohet parti e re? Berisha: PD s’mund të zvarritet, është opozitë e vërtetë

Platforma e Alibeajt për bashkimin e PD, Berisha: Ai s’ka asnjë tagër të firmosë dokumente

‘Rama ngarkoi SKAP-in e partisë’/ Berisha: Iu tha se më do në burg, opoziten në djall

Kongresi i PS, Berisha: Si Cozanostra, u ulën mbi degë kashte, nuk dhanë asnjë përgjigje

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike berisha konference 15 prill 2022 sali berisha berisha konference 15 prill 2022 sali berisha

Sondazh

Poll