Aktualitet

Kreu i shoqatës së fermerëve në Shkodër kërkesë Ministrisë së Bujqësisë: Të ulet tarifa

15 Prill 2022, 09:00 Nga DOSJA
Kreu i shoqatës së fermerëve në Shkodër

SHKODËR– Kreu i shoqatës së fermerëve në Shkodër, Ahmet Sylejmani i ka bërë thirrje Ministrisë së Bujqësisë që të rishikojë kushtet dhe tarifën e lartë që paguajnë fermerët për të shitur në tregun e fruta-perimeve të këtij qyteti. Rritja e çmimit të naftës ka vështirësuar mbijetesën për këta fermerë. Ato kërkojnë që të ketë një rishikim të tarifave që paguajnë, në të kundërt paralajmërojnë protesta deri në bllokimin e hyrjes së tregut.

“Grupi i fermerëve të qarkut të Shkodrës kanë një problem të madh pasi tregu i shitjes që ne aty nuk shesim dot. Doja ta lidh edhe me tarifat e tregut, një copë asfalt paguhet 130 mijë lekë në muaj. Ne dalim me prodhimet tona të serave dhe aty kemi pagesën e lartë. Jashtë çdo norme shesim në asfalt, nuk është nën administrimin e pushtetit lokal por është nën drejtimin e pushtetit qendror, tregu i fruta perimeve. Distanca është e largët në periferi të qytetit të Shkodrës, nafta shumë e shtrenjtë, problemet e tarifave po, duke qenë nafta e shtrenjtë, ne kemi kërkuar që të bëhen magazina por asgjë nuk funksionon. Të gjithë fermerët, mbi 80% janë të moshuar se të rinjtë nuk punon kush. I bëjmë një kërkesë të vogël ministres së bujqësisë që të na rishikojë tarifën e hyrjes në tregun. Ne paguajmë rregullisht aty dhe duhet të na shtrojnë një copë asfalt aty dhe të rrimë të shesim mirë. Ne me këtë rast i bëj apel që ta shikojë këtë kërkesë nëse nuk merren parasysh kërkesat ne do të paralajmërojmë një protestë deri tek bllokimi i tregut të fruta perimeve. Nuk kemi marrë akoma asgjë. Punojmë vetëm 3 muaj për shkak të përmbytjeve. Nëse duan produkte vendi të mos abuzohet”, tha Sylejmani.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet ahmet sylejmani shkoder ahmet sylejmani shkoder

Sondazh

Poll