Aktualitet

Operacioni në Morinë, vihen kamera në kabina, gjithçka vëzhgohet nga Drejtoria e Policisë

15 Prill 2022, 10:33 Nga DOSJA
Operacioni në Morinë, vihen kamera në kabina, gjithçka

TIRANË– Kabinat në pikën kufitare të Morinës do të pajisen me kamera sigurie. Vendimi është marrë nga Drejtori i Policisë së Përgjithshëm Gledis Nano. Pajisja me kamera sigurie do të bëhet brenda muajit dhe çdo kalim në këtë pikë kufitare do të monitorohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë. Përveç pamjeve, kamerat do të sigurojnë edhe bisedat e efektivëve në kufi me qytetarët që kalojnë, gjë që pritet të shmangë abuzimet e shkeljen e ligjit.

Ky vendim vjen pas shkeljeve të zbuluara në Morinë që solli prangosjen e 32 efektivëve të policisë. Aksioni u zhvillua  Aksioni ndodhi të premten e kaluar më 7 prill. Dosja.al raportoi ekskluzivisht operacionin që u zhvillua në bashkëpunimin me Policinë e Kosovës, Agjencinë e Mbikqyrjes Policore dhe SPAK. Menjëherë pas arrestimit të 32 efektivëve, është bërë edhe zëvendësimi i tyre, ndërsa puna në Morinë vazhdon normalisht. Efektivët akuzohen se kanë marrë ryshfet duke lejuar kalimin e qytetarëve në Morinë në mënyrë të parregullt në këmbim të përfitimit monetar që kapte vlerën e 8 mijë eurove në ditë.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet amp arreston ne morine amp arreston ne morine

Sondazh

Poll