Aktualitet

Shpërndanin kanabis në Tiranë/Arrestohen 2 persona, ‘pikat’ i kishin në Unazë dhe Yzberisht

15 Prill 2022, 09:32 Nga DOSJA
Shpërndanin kanabis në Tiranë/Arrestohen 2 persona,

TIRANË– Janë vënë në pranga dy persona në Tiranë. Policia e Tiranës kishte nisur një hetim për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. 30-vjeçarit të identifikuar me inicialet E.H., i është gjetur një sasi prej 2.5 kg lëndë e dyshuar narkotike e llojit canabis sativa. Ai do të akuzohet për vepren  “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.  

Një 19-vjeçarë gjithashtu është kapur në flagrancë nga policia e cila vijonte operacionin e koduar “Dealers”. Të riut iu gjetën disa doza të paketuara të lëndëve narkotike gati për shitje. Në bashkpunim me 19-vjeçarin e identifikuar me inicialet S.S., ishte edhe një person tjetër i identifikuar me inicialet B. K.

19-vjeçari banues në Tiranë do të procedohet penalisht për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. 

Policia sekuestroi lëndën narkotike dhe materialet i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

NJOFTIMI I POLICISË:

Finalizohen me sukses, brenda 12 orëve, 2 operacione policore të zhvilluara nga Komisariati i Policisë Nr. 3 dhe Komisariati i Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Operacioni policor i koduar “Green”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 3. Vihet në pranga 1 shtetas, sekuestrohen 2 kg e 500 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa. Operacioni policor i koduar “Dealers”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 6. Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohet penalisht 1 tjetër, të cilët shpërndanin lëndë narkotike në doza. Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, nga Komisariati i Policisë Nr. 3 dhe Komisariati i Policisë Nr. 6, janë finalizuar dy operacione policore, në kuadër të të cilëve janë arrestuar 2 shtetas dhe është proceduar penalisht 1 tjetër.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Green”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 3, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. H., 30 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën në pronësi të këtij shtetasi, në rrugën “Princ Vidi”, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 2 kg e 500 gramë lëndë të dyshuar narkotike të llojit cannabis sativa. Ky shtetas, pasi siguronte sasi të konsiderueshme të lëndës narkotike cannabis sativa, e ndante dhe e shiste atë më pas në doza, në zona të ndryshme të qytetit të Tiranës.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Dealers”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 6, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. S., 19 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Gjithashtu, u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi B. K. Këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi siguronin sasi të konsiderueshme të lëndës narkotike cannabis sativa, e shisnin atë në doza të vogla, në Unazë të Re dhe në Yzberisht. Gjatë kontrollit ndaj këtyre shtetasve dhe kontrollit të automjetit që drejtonte shtetasi S. S., shërbimet e Policisë gjetën sasi lënde narkotike të llojit cannabis sativa, të ndarë në doza, gati për shitje. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit S. S., u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin dhe sasisë e ndarë në doza.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll