Aktualitet

Aksidenti tragjik i merr jetën 20-vjeçarit shqiptar në Itali, po shkonte për në punë (EMRI)

15 Prill 2022, 11:05 Nga DOSJA
Aksidenti tragjik i merr jetën 20-vjeçarit shqiptar në Itali,

ITALI- Një 20-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në Itali pasi u përplas nga një furgon teksa udhëtonte me motoçokletën e tij.

Sipas mediave italiane, i riu është identifikuar si Kaizer Alizoti dhe ditën e djeshme ka qenë duke udhëtuar me motorrin e tij në rrugën provinciale të Borgonovës rreth orës 7 të mëngjesit kur është përplasur nga një furgon. Alizoti ka gjetur vdekjen e menjëhershme edhe pse autoambulanca mbërriti menjëherë në vendngjarje.

Karabinierët e Borgonovës po rindërtojnë atë që ka ndodhur, ndërkohë drejtuesi i furgonit, një maroken, po hetohet për vrasje në rrugë. Viktima, me banim në Castelnovo, me siguri ishte rrugës për në punë. Për të dy, sipas ligjit, u urdhëruan analiza toksikologjike.

(D.A/DOSJA.AL)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet kaizer alizoti kaizer alizoti

Sondazh

Poll