Sport

Humbi penalltinë që nxorri Partizanin nga Kupa, Skuka reagon në rrjetet sociale; Do të…

14 Prill 2022, 14:42 Nga DOSJA

TIRANË– Xhuljano Skuka ishte protagonist në humbjen e Partizanit përballë Vllaznisë nga gjuajtjet e 11-metërshave që vendosën finalistin e dytë të Kupës së Shqipërisë. Sulmuesi humbi penalltinë e parë ndaj shkodranëve dhe të vetmen për Partizanin, që solli eliminimin e tyre nga ky kompeticion.

I përlotur, Skuka shkoi dhe i kërkoi falje tifozëve të tij, pas i hoqi mundësinë Partizanit për të shkuar në finale. Së fundmi qendërsulmuesi ka reaguar me anë të një ‘story’ në profilin e tij të rrjetit social “Instagram” duke shkruar se tani më shumë se kurrë dëshiron besimin e tifozëve:

“Ndoshta zhgënjimin që pësuat sot nuk do mund ta heq nga mendja juaj, por premtoj që do të bëj të harroni mbrëmjen e sotme dhe të rikuperoj atë. Ajo çfarë unë kam nevojë më së shumti tani është besimi juaj.”, shkroi Skuka.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport partizani skuka partizani skuka

Sondazh

Poll