Aktualitet

“O të na vrasin ata o do i vrasim ne”, banorët e Astrit në protestë, shemben 4 banesa

15 Korrik 2019, 07:10 Nga DOSJA
“O të na vrasin ata o do i vrasim ne”, banorët e Astrit

Tiranë- Banorët e Astirit dolën sërish sot në protestë pasi u shembën 4 banesa private, për shkak të ndërtimit të bulevardit të ri që lidh Yzberishtin me “Unazën e Re”.

Ndërsa banorët e Astirit që preken nga “Unaza e Re”  u alarmuan dhe deklaruan se kjo është një lojë e Bashkisë së Tiranës dhe qeverisë. Një banor i Astrit u shpreh i revoltuar se këto historitë e shembjes do të përfundojnë me viktima.

“Te Unaza e Re nuk keni asnjë lloj shansi t’i prishni. Ne jemi për shtëpitë tona. O të na vrasin ata o do i vrasim ne, kështu do të përfundojë. Ne do të bëjmë kufoma në pragun e shtëpisë tonë. Duam drejtësinë tonë”, u shpreh një banor.

Në këtë zonë kishte një prani mjaft të madhe të punonjësve të policisë Bashkiake dhe asaj të rendit. Sqarojmë se banesat që u prishën sot nuk kanë lidhje me projektin e “Unazës së Madhe”, por me rikualifikimin e një rruge që lidh që lidh Yzberishtin me Unazën e Re. Theksojmë se asnjë prej pronarëve të banesave që u prishën sot nuk e kundërshtuan aksionin e Bashkisë së Tiranës.  Pronarët e tyre hoqën materialet e vlefshme para se ato të shemben.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet astriti në shtet rrethim banorët e astirit të revoltuar banorët e astrit në protestë astriti në shtet rrethim banorët e astirit të revoltuar banorët e astrit në protestë

Sondazh

Poll