Bota

Deputetja greke flet për pakicat shqiptare në Kuvend: Të mësojnë gjuhën e tyre në shkolla

14 Prill 2022, 07:38 Nga DOSJA
Deputetja greke flet për pakicat shqiptare në Kuvend: Të

GREQI– Deputetja Sofia Sakorafa ka folur për herë të parë për pakicat shqiptare. Sakorafa është shprehur se njerëzit që janë pjesë e pakicave vllahe, shqiptare dhe sllavomaqedonase kanë të drejtë të mësojnë gjuhën e tyre në shkolla.

“Ne kemi detyrimin që në procesin arsimor, në shkolla, t’u japim minoriteteve mundësinë të përjetojnë diversitetin dhe traditën e tyre gjuhësore. Një parantezë këtu: Së fundi, shteti grek ka detyrimin të kapërcejë trajtimin fobik dhe kompleks të gjuhëve dhe kulturës së veçantë të komuniteteve të tij. Solidariteti kombëtar dhe ekzistenca e kombit nuk kërcënohet as nga ata, as nga vllehët, as shqiptarët e as sllavomaqedonasit. Dhe askush nuk ka të drejtë të krenohet me historinë e shtetit grek në këtë fushë,”- ka thënë ajo. 

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

diaspora rajoni sofia sakorafa sofia sakorafa

Sondazh

Poll