Bota

VIDEO/Shpërthen zjarri në një fabrikë në qendër të Shkupit, evakuohet e gjithë zona

14 Prill 2022, 13:12 Nga DOSJA
VIDEO/Shpërthen zjarri në një fabrikë në qendër

MAQEDONIA E VERIUT- Një zjarr i madh ka shpërthyer në fabrikën ‘Treska’ në Shkup të Maqedonisë së Veriut ku është bllokuar e tërë zona për momentin.

Sipas raportimeve paraprake, policia dhe zjarrfikësit ndodhen në terren ndërkohë që tregtarët pranë fabrikës kanë dalë menjëherë jashtë. Në pamjet e publikuara nga Klan Maqedonia shihen shtëllunga të mëdsha tymi që kanë përfshirë zonën përreth.

Kryetarja e Bashkisë së Shkupit, Danella Arsovska, ka thënë se ekipet përgjegjës punojnë për shuarjen e zjarrit.

Ekipet janë këtu për të shuar zjarrin dhe jemi duke tentuar që të parandalojmë shpërndarjen e zjarrit në drejtim të ndërtesave dhe shtëpive. Apeloj që qytetarët të ruajnë qetësinë”, tha Arsovska.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni danella arsovska zjarr ne shkup danella arsovska zjarr ne shkup

Sondazh

Poll