Bota

Ministri i jashtëm rumun në Maqedoni: Nuk do të pranojmë ndarjen e Shkupit nga Tirana

14 Prill 2022, 13:35 Nga DOSJA
Ministri i jashtëm rumun në Maqedoni: Nuk do të pranojmë

MAQEDONIA E VERIUT– Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, priti në takim homologun e tij të Rumanisë, Bogdan Aurescu, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Shkup.

Ministri i Jashtëm i Rumanisë Bogdan Aurescu tha se vendi i tij nuk do të pranojë ndarjen e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në procesin e integrimit drejt BE-së.

Fillimi i negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë jo vetëm që është i drejtë, i merrituar, por për momentin paraqet edhe nevojën në drejtimin e forcimit të rolit të rajonit në sigurinë e arkitekturës së kontinentit.“-tha Aurescu.

Në konferencën e përbashkët për media, dy kryediplomatët thanë se përveç çështjeve dypalëshe, në fokus të takimit ka qenë edhe lufta në Ukrainë.

Temë kryesore ishte natyrisht invazioni ilegal ushtarak rus në Ukrainë. Si vend kandidat (për anëtarësim në BE), Maqedonia e Veriut është në tërësi e harmonizuar me politikën e përbashkët të jashtme të sigurisë së unionit, përfshirë këtu edhe të gjitha sanksionet që unioni ia jep Rusisë“, tha kryediplomati i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.

Osmani dhe Aurescu zhvilluan një takim dypalësh, ndërsa më pas nënshkruan edhe dy memorandume mirëkuptimi, njëri për akademi dhe trajnim diplomatik, si dhe për sigurim social. Ministri Auresku gjatë qëndrimit të tij në Shkup do të takohet me presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski; kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi; kryeministrin Dimitar Kovaçevski dhe zv/kryeministrin për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni bogdan aurescu bujar osmani integrimi i ballkanit perendimor bogdan aurescu bujar osmani integrimi i ballkanit perendimor

Sondazh

Poll