Sport

Liverpool harron kualifikimin në Champions, ngjarja tragjike i prish festën (Foto)

14 Prill 2022, 13:11 Nga DOSJA
Liverpool harron kualifikimin në Champions, ngjarja tragjike i prish

ANGLI– Te Liverpool nuk ka vend për buzëqeshje për kalimin në gjysmëfinale të Champions League. Pika e dhimbshme e mbrëmjes në Anfield, në të cilën skuadra e Jurgen Klopp barazoi 3-3 kundër Benfica-s për të siguruar kualifikimin e tyre, është vdekja e një tifozi anglez.

Këtë e ka konfirmuar edhe vetë Liverpool në faqen zyrte, duke konfirmuar se tifozi në fjalë është ndier keq para ndeshjes dhe ka ndërruar jetë pak orë më vonë. “Me keqardhje të madhe njoftojmë se një tifoz i cili u ndje i sëmurë para ndeshjes së mbrëmshme kundër Benfica-s ka ndërruar jetë”.

“Së pari, – janë fjalët e një zëdhënësi të klubit, – ngushëllimet dhe mendimet e të gjithë anëtarëve tanë shkojnë për familjen, të dashurit dhe miqtë e tifozit të ndjerë. Ne dëshirojmë të falënderojmë shërbimet e urgjencës për përpjekjet e tyre heroike në ofrimin e kujdesit urgjent dhe vlerësimin për profesionistët tanë mjekësorë, stjuardët dhe të gjithë njerëzit në afërsi të incidentit për ndihmën e tyre”. Detajet personale të tifozit të Liverpool nuk janë bërë të ditura.

 

It is with great regret that we can confirm that a supporter who was taken ill ahead of last night’s fixture against Benfica has sadly passed away.

The thoughts of everyone at the club are with the supporter’s family, loved ones and friends.

— Liverpool FC (@LFC) April 14, 2022

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport angli liverpool angli liverpool

Sondazh

Poll