Aktualitet

Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër-Kakavijë, përplasen dy makina, plagosen 7 persona (EMRAT+VIDEO)

15 Korrik 2019, 06:46 Nga DOSJA
Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër-Kakavijë,

Gjirokastër- Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Gjirokastër-Kakavijë, ku kanë mbetur të plagosur 7 persona.

Dosja.al mëson se aksidenti ka ndodhur në fshatin Derviçan, ku janë përplasur një mjeti tip “Jeep” dhe një “Benz”. Gjashtë të plagosurit, një nga Gjirokastra dhe pesë nga Elbasani janë dërguar me shpejtësi në spitalin e Gjirokastrës për të marrë ndihmën mjekësore. Të plagosurit janë: Kristaq Kola, Romina Turkaj, Renato Turkaj, Vjollca Pitja, Klaus Turkaj, Ana Turkaj  dhe Agron Pitja.

Mësohet se 6 personat nga Elbasani ishin nisur për të kaluar pushimet në jug të vendit. Ndërsa personi tjetër i plagosur është banor i zonës, nga fshati Goranxia.

Në pamjet e mëposhtme të siguruara nga Dosja.al duket qartë se mjeti tip “Benz” ka marrë dëmtime të shumta. Ndërsa makina tjetër ka përfunduar jashtë rrugës.  Të aksidentuarit kanë shpëtuar mrekullisht.

Njoftimi i policisë:

Në aksin nacional Gjirokastër-Kakavije, pranë  fshatit Dervician janë përplasur dy automjete tip “Benz”, me drejtues shtetasin K.K, 55 vjeç,banues në fshatin Goranxi, Dropull dhe mjeti tjetër me drejtues shtetasin R.T. 44 vjeç, ku ishin pasagjerë dhe shtetasit R.T., 29 vjeçe, K.T., 7 vjeç, A.T., 3 vjeçe, A.P., 59 vjeç dhe V.P., 56 vjeçe, të gjithë banues në Elbasan.

Shtesasit e mësipërm janë transportuar për në Spitalin Rajonal Gjirokastër dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje shkoi grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksident në kakavijë aksidentohen turistët plagosen 6 persona gjirokastër aksident në kakavijë aksidentohen turistët plagosen 6 persona gjirokastër

Sondazh

Poll