Aktualitet

Presidenti Meta nderon me “Dekoratën e Artë të Shqiponjës” Nuhi Berishën

14 Prill 2022, 09:26 Nga DOSJA
Presidenti Meta nderon me “Dekoratën e Artë të

TIRANË- Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta nderoi pas vdekjes me “Dekoratën e Artë të Shqiponjës” martirin e lirisë së Kosovës, Nuhi Berisha. Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha kanë frymëzuar brezat me ndjenjat e atdhedashurisë dhe të sakrificës për atdheun.

“Me mirënjohje për rezistencën e pandërprerë dhe heroike ndaj dhunimit të të drejtave kombëtare e njerëzore të shqiptarëve të Kosovës nga shteti shovinist në ish-Jugosllavi, duke dhënë edhe jetën e tij në moshë të re në fushën e betejës.”

Në fjalën e tij drejtuar familjarëve dhe personaliteteve të nderuara pjesëmarrës në ceremoninë e dekorimit, Presidenti Meta u shpreh gjithashtu se liria dhe pavarësia e Kosovës kanë kërkuar mund dhe sakrifica.

“Liria dhe pavarësia e Kosovës kanë kërkuar shumë mund dhe sakrifica gjatë gjithë historisë sonë kombëtare. Shtypja, dhuna dhe terrori i ushtruar ndaj popullsisë së Kosovës ishte tepër i rëndë dhe sistematike, por shqiptarët e Kosovës gjatë gjithë kësaj kohe gjetën të gjitha mënyrat të organizohen dhe të rezistojnë deri në çlirimin dhe pavarësinë e saj.

Populli i Kosovës dhe bijtë e saj më të mirë, në kohën e duhur ditën të gërshetojnë qëndresën e tyre me protesta, demonstrata, rezistencën paqësore, me krijimin e aleancave me miqtë në botë, por kur e deshi nevoja, edhe me luftë të armatosur.

Pavarësia e Kosovës do të vonohej ndoshta edhe më shumë, sikur të mos ishin bijtë dhe bijat ndër më të mirët e saj, që guxuan dhe që treguan aq shumë trimëri e mençuri, për ta nxjerr atë kryelartë përpara historisë, me pushkë dhe me penë, me jetë dhe me gjak.

Për këto merita të mëdha flet historia, e ndër ata që ka hyrë në histori është edhe veprimtari  i shquar dhe i paharruar Nuhi Berisha,  për të cilin jemi mbledhur, për ta nderuar.

Nuhi Berisha dhe Rexhep Mala, janë dy emra të shquar të historisë më të re të Kosovës. Ata i lidhi dhe i bëri të pandashëm ideali i tyre i përbashkët.

Ata zhvilluan veprimtarinë e tyre kombëtare dhe patriotike deri në ditët kur ekspeditat e mëdha policore serbe i rrethuan në Kodrën e Trimave në Prishtinë, ku banonin të dy së bashku. U përbetuan të mos bien në duar e policisë serbe dhe bënë luftë më 11 dhe 12 janar 1984.

Luftuan dhe ranë heroikisht me pushkën në dorë, për të mbetur përjetësisht në gurët e themelit të Kosovës së lirë edhe të pavarur.

Ata luftuan për Atdheun që të gëzoi lirinë, sepse historia i kishte mësuar që popujt që nuk luftojnë zhduken, kurse ata me asnjë çmim nuk donin jo vetëm që populli ynë të zhduket, ata ishin të bindur në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, që e gëzojnë gjeneratat e sotme.

Prandaj, ata mbeten të pavdekshëm. Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha kanë frymëzuar brezat me ndjenjat e atdhedashurisë dhe të sakrificës më sublime për komb e atdhe.

Pas vlerësimit të mëhershëm për Rexhep Malën, sot kam kënaqësinë që të vlerësoj bashkëluftëtarin e jetës dhe të idealit të tij, si dhe frymëzuesin  e brezave të rinj për atdhedashuri dhe sakrifice sublime për lirinë e Kosovës, Nuhi Berishën me “Dekoratën e Artë të Shqiponjës”. Lavdi të përjetshme kujtimit të prijësve të shquar të Lëvizjes Kombëtare të Kosovës!”

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet ilir meta nuhi berisha ilir meta nuhi berisha

Sondazh

Poll