Aktualitet

Lefter Koka transferohet në Durrës, nesër flet për herë të parë për SPAK

14 Prill 2022, 08:57 Nga DOSJA
Lefter Koka transferohet në Durrës, nesër flet për herë

DURRËS– Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka është transferuar në paraburgimin e Durrësit prej një jave. Dosja.al mëson se Koka do të flasë për herë të parë para Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Marrja në pyetje pritet të zhvillohet në orën 10:00 në ambientet e paraburgimit të Durrësit. Koka mbahej në paraburgimin e ‘313’-s, por një javë më parë është transferuar në Durrës. Prokurorët që do ta marrin në pyetje janë Vladimir Mara dhe Dritan Premçi.

Lefter Koka është vënë në pranga pasi akuzohet se ka shpërdoruar detyrën kur ka qenë Ministër Mjedisi në lidhje me procedurat e ndjekura për inceneratorin e Elbasanit. Gjykata e Posaçme e Apelit e ka lënë në masën “arrest me burg”. Ish-ministri bëri rekurs në Gjykatën e Lartë për ndryshimin e kësaj mase sigurie, në datën 7 mars, por GJL, nuk e pranoi, duke e cilësuar si të ligjshëm vendimin e Apelit të GJKKO.

Koka i kërkon Gjykatës së Lartë heqjen nga sekuestro të kantinës së verës ‘Gjergj Kastriot Skëndërbeu’, ku rezulton të jetë pronar me 88.19% të aksioneve. Rekursi vjen pasi Koka humbi dy beteja të tjera në dy shkallë të Gjyqësorit. Biznesi u vu në sekuestro pas hetimeve për inceneratorin e Elbasanit.

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet lefter koka lefter koka arrestohet lefter koka lefter koka

Sondazh

Poll