Politike

Propozimi për daljen nga kriza/ ‘Hileqarët e shtynë’, Açka-Hajdarmataj: S’ke pse hy këtu

14 Prill 2022, 08:29 Nga DOSJA

TIRANË– Propozimi i deputetes së Partisë Demokratike, Flutura Açkës për daljen nga kriza të PD-së ka shkaktuar debate në seksionin e komenteve në Facebook. Një prej tyre ishte ish-deputetja e PD, Mimoza Hajdarmataj e cila shkroi në komente: Hileqarët e shtynë luftëtarin e vjetër por humnera që ata kishin hapur për PD.. Mirëpo komenti i saj nuk u prit mirë nga Açka e cila i kërkoi që të mos komentonte më.

REPLIKAT:

Mimoza Hajdarmataj: Hileqarët e shtynë luftëtarin e vjetër por humnera që ata kishin hapur për PD, e nxori përsëri jashtë dhe tani është koha që ata që ia kanë me hile kësaj partie dhe demokratëve të hidhen vetë brenda dhe kjo humnerë të mbyllet një e herë e mirë.

Flutura Acka:  Mozë zemër nuk ke arsye të hysh këtu. Të lutem

Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka parashtroi ditën e djeshme disa propozime që sipas saj do të ndihmojnë për një bashkim më të plotë të demokratëve dhe do t’i japin fund krizës. Ajo ka propozuar platformën Curzio që sipas saj do të sjellë bashkimin e PD-së.  Açka propozon amnisti të plotë politike, morale, etike, shpirtërore mes demokratëve dhe shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve të njëanshme të kryera nga Komisioni i Rithemelimit dhe hapjen e menjëhershme të fushatës së zgjedhjeve për kreun e Partisë Demokratike, që do të vijoje pas hapjes së PD-së, përmes një procesi të gjatë, transparent, të ndershëm, të barabartë dhe promovues. Deputetja kërkon vetësakrifikimin e Berishës. 

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike flutura acka mimoza hajdarmataj flutura acka mimoza hajdarmataj

Sondazh

Poll