All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Aktualitet

Kriza në PD! Açka propozon zgjidhjet: Të shpallen zgjedhje, Berisha të vetësakrifikohet

13 Prill 2022, 08:25 Nga DOSJA
Kriza në PD! Açka propozon zgjidhjet: Të shpallen zgjedhje,
All - Paragraf - 1

TIRANË– Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka ka parashtruar disa propozime që sipas saj do të ndihmojnë për një bashkim më të plotë të demokratëve dhe do t’i japin fund krizës. Ajo ka propozuar platformën Curzio që sipas saj do të sjellë bashkimin e PD-së. 

Açka propozon amnisti të plotë politike, morale, etike, shpirtërore mes demokratëve dhe  shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve të njëanshme të kryera nga Komisioni i Rithemelimit dhe hapjen e menjëhershme të fushatës së zgjedhjeve për kreun e Partisë Demokratike, që do të vijoje pas hapjes së PD-së, përmes një procesi të gjatë, transparent, të ndershëm, të barabartë dhe promovues. Deputetja kërkon vetësakrifikimin e Berishës. Ajo shprehet se ka ardhur momenti që të kryhet sakrifikimi i një luftëtari të vjetër, si kushti të parë për riformimin e PD-së. 

PROPOZIMET E AÇKËS

PLATFORMA CURZIO. Për një bashkim të plotë të demokratëve dhe të të gjithë shqiptarëve me vokacion të djathtë me demokratët. Siç mund ta ketë vënë re çdo shqiptar ditët e fundit, pas gjithë asaj rrokapjekjeje të madhe demokrate të muajve të fundit, demokratët dhe kampi ynë demokrat nuk prodhon më asnjë lajm për shqiptarët, madje edhe kongresi kashtor socialist, pas të cilit fshihet një strategji edhe më e egër sundimi mbi shqiptarët, bëri më shumë lajm se kampi demokrat, i cili shumë-shunë pati njoftime periferike të zgjedhjeve rrethinore që i përçanë edhe demokratët e fundit që kanë rezistuar. Kjo, sepse skenari i PD-së në kushtet e krijuara dihet se si do të jetë, dihet edhe se çfarë do të prodhojë. Gjithçka do të prodhojë, vetëm fitore ndaj këtij regjimi, jo! Edhe pse pala që pushtoi godinën me të gjitha format pseudoligjore, mbase edhe antiligjore, e mohon kategorikisht palën tjetër në PD, ajo palë ekziston mirëfilli. Janë me mijëra e mijëra demokratë nëpër gjithë Shqipërinë që ndihen të papërfaqësuar nga Foltorja, që u distancuan nga gjuha e saj, që nuk u përfshinë në fushten e linçmimit që ajo prodhjoi mes demokratëve. Po t’i shtosh asaj edhe pjesën e heshtur që nuk flet ose atë pjesë që është tërhequr përfundimisht nga aktivizimi me PD-në, por që do të kthehej në kohëra më të mira të PD-së, ka të ngjarë që e gjithë kjo të jetë shumë më shumë se strukturat që pretendohet se po ndërtohen me një shpejtësi të pashpjegueshme nën udhëheqjen e Rithemeluesve. Mjafton të shohim fotot e fushatës së zgjedhjeve të 25 prillit 2021 dhe fotot e të ashtuquajturave zgjedhje të tanishme për strukturat e PD-së në bazë dhe e kupton se ku ka katandisur PD-ja. Dukej të jesh naiv, që të mos them i paturp, të mos e kuptosh këtë, dhe të vazhdosh madje ta përligjësh me shakanë zgjedhore të 6 marsit të këtj viti.

Kështu do të shkojmë ne në zgjedhjet e ardhshme? Duke i rënë mohut e duke i përjashtuar nga procesi i bashkimit një pjesë të nderuar demokratësh, të cilët kanë sakrifikuar tridhjetë vite të jetës së tyre për karriget e një shpure që vodhi, grabiti e përfitoi të gjitha privilegjet, dhe që për çudi ka ende moralin të shpallë se do të jetë ajo reformatorja e PD-së? Këtë nuk ka demokrat që e beson më, dhe ky është caku i shqyrtimit dhe i reflektimit historik që do ta mbajë bashkë ose do ta shembë përfundimisht PD-në.
Demokratët janë ende në kohë, nëse duam ta kapin kohën dhe nëse duan vërtet të luftojmë me regjimin që kanë përballë. Gjithçka varet vetëm nga vullnetet, dhe ato duket që nuk ka shqyrtim që t’i rrashinojë.

Por çfarë është sot PD-ja?

PD-ja e sotme është një shtëpi ku banon një aliash demokratësh të përçarë: demokratë që kanë lindur dhe do të vdesin të tillë çfarëdo që të ndodhë me krerët në PD, nga ata që adhurojnë me hir a pahir Berishën prej numrave pas tij, nga fanatikë që të “vrasin” për Berishën, nga ata që kanë filluar të japin minutat parlamentare për të dhe të tjerë të kthyer në klone të tij edhe pse në prematurë politike, nga ithtarë të betuar të Bashës, të tjerë krejt të shkujdesur me të dy dhe të vendosur për largimin e të dyve, të tjerë të tërhequr përkohësisht duke pritur një të tretë që t’i bashkojë, e shumë të tjerë. Më së shumti janë nga këta të fundit. Si mund të bashkohen gjithë këto rryma e ndjeshmëri demokrate që luten dhe presin një parti të fortë e fituese?

Ka vetëm një rrugë për bashkimi i vërtetë për demokratët, bashkim që nuk mund të ndodhë pa “sakrifica” dhe radhët e mia u drejtohen të parëve atyre që e kuptojnë thelbin e këtyre sakrificave, që shkojnë përtej personales. E di që kjo nuk do t’i dokëndisë shumë, por duke e shpallur nevojën e këtyre sakrificave akute, kam qetësinë e ndërgjegjes së dikujt që i ka thënë gjërat kur duhen thënë.
Ky bashkim është i detyruar të nisë nga sakrifica e Sali Berishës, e ngjashme me atë të legjendës së Curzios, thelbin e së cilës po e them shkurt: pas tërmetit të vitit 362 BC në Romë, në Forum, në vendin ku bëhej politika e merreshin vendime, u hap një gropë aq e madhe, mbushja e së cilës mund të arrihej vetëm duke hedhur aty gjënë më të vlefshme që romakët kishin. Marco Curzio, një luftëtar i ri i veshur me armë e stoli, i bindur se gjëja më e vlefshme e tyre, ishte guximi, shaloi kalin dhe u hodh në humnerë, e cila u mbyll sa hap e mbyll sytë.

Por ndryshe nga legjenda, demokratëve koha u kërkon të sakrifikojnë një luftëtar të vjetër. Ose e thënë më mirë, që ky luftëtar i vjetër të vetësakrifikohet për PD-në. Ky është kushti i parë që tërmeti që kemi pësuar t’i mbyllë plagët, dhe kjo është ora historike e PD-së. Ajo kërkon jo vetëm tërheqjen e Sali Berishës, por edhe shmangien pa bujë të një shpure rrotull tij, që për fat të keq u kujtojnë shqiptarëve vitin 97, vjedhjet me vrimat e naftës e minierave, makinat qindra mijëra euro me të cilat enden rrugëve dhe të gjitha abuzimet për të cilat nuk ka shqiptar që i voton më. Ata nuk kanë më çfarë t’u thonë demokratëve e për çfarë shqiptarët t’i besojnë më.
Pas kësaj tërheqjeje të respektuar dhe përbashkuese, duhet të fillojë një proces i hapur që nis atëherë kur palët pranojnë që janë palë dhe të vendosin:

1. Ngritjen e Këshillit të Bashkimit të Partisë Demokratike (Grupi, a Komisioni), i përbërë nga anëtarë të zgjedhur me mirëkuptimin e të dyja palëve, një grup i zhdërvjellët, punëmbaruar dhe mendjehapur, autoritarë dhe të papërfolur, dhe jo më shumë se 10-15 vetë. Ky Këshill, të cilit do t’i besohet procesi i bashkimit dhe hapjes së PD-së, do të ndihmohet nga një shtab, më së shumti të rinj, që do të përgatisin të gjithë infrastrukturën për ta çuar deri në fund projektin e bashkimit të PD-së, i cili duhet të nisë menjëherë.

Këshilli i Bashkimit të Partisë Demokratike, duhet të që menjëherë me krijimin e tij:

– Të shpallë: Bashkimin e plotë të Partisë Demokratike nën një logo, nën një slogan. Për këtë Këshilli i Bashkimit të PD-së duhet të bëjë një tur të plotë në bazë në çdo rajon e strukturë vendore, në mënyrë që të përçojë kushtet e bashkimit dhe të krijojë lidhjet e humbura me demokratët kudo që të jenë. Ky duhet të jetë një aksion i sinqertë dhe bindës, që do të sjellë një frymë dhe atmosferë të re besueshmërie mes demokratëve.

– Të shpallë: Një amnisti të plotë politike, morale, etike, shpirtërore mes demokratëve. Të kërkojë prej demokratëve të shuajnë inatet e vjetra dhe ato të mbjella rishtas dhe t’u kërkojë ta nisin nga e para.

– Të shpallë: Pavlefshmërinë e zgjedhje të njëanshme të kryera deri tani në strukturat vendore nga Komisioni i Rithemelimit, proces që i ka lënë jashtë një pjesë të mirë të demokratëve dhe të përgatisë kushtet për zgjedhjet e reja gjithëpërfshirëse.

– Të shpallë: Hapjen e PD-së ndaj shoqërisë shqiptare, ndaj shoqërisë civile dhe kujtdo që dëshiron të kontribuojë në demokraci, ndaj personaliteteve të të gjitha fushave dhe veçmas ndaj Diasporës së Re Shqiptare, e cila është e gatshme të ndikojë në fatet e vendit.

– Të shpallë: Hapjen e menjëhershme të fushatës së zgjedhjeve për kreun e Partisë Demokratike, që do të vijoje pas hapjes së PD-së, përmes një procesi të gjatë, transparent, të ndershëm, të barabartë dhe promovues. Ndoshta jo të gjithë konkurruesit do të jenë Kryetarë të PD-së, po ata do të bëjnë bërthamën e lidershipit të ardhshëm të saj. T’i jepet mundësia vajzave e djemve me kontribute në PD, por edhe të tjerë kontibutorëve shoqërorë dhe atyre të Diasporës të konkurrojnë në drejtimin e Opozitës. Të krijojë të gjitha lehtësirat dhe barazinë në promovimin e demokratëve në bazë, por edhe të figurave të përzgjedhura nga procesi i seleksionimit për strukturat qendrore të saj. Të përgatisë forumet lokale të njohjes dhe promovimit të programeve individuale të kandidaturave pretencioze, në kushte të barabarta në media dhe krejt ndryshe nga përvojat e pakëndshme nëpër të cilat kemi kaluar në procesin e zgjedhjeve deri më tani.

– Të shpallë: Muajin Shtator si koha për zgjedhjen e Kryetarit të ri të PD-së dhe për Kryetarët e Degëve në rrethe, kohë e mjaftë për bashkim, ristrukturim, analizë, zgjedhje e promovim të më të mirëve. Gjithnjë sipas parimit një anëtar një votë.

2. Ngritjen e Këshillit të të Urtëve të Partisë Demokratike (a Senatorëve), që do të jetë një organ këshillues gjatë gjithë procesit të bashkimit dhe zgjedhjeve. Padyshim që do të ishte edhe në nderin e këtij këshilli që të drejtohej nga Sali Berisha dhe të përfshiheshin në të figura me kontribute të vyera, si A. Meksi, J. Topalli, A. Patozi, D. Shehaj. L. Basha, G. Ruli, P. Zogaj, M. Bregu e të tjerë që nuk do të kurseheshin në bashkimin dhe ringritjen e PD-së.
Të gjitha këto janë procese dhe do të duan kohë e durim, por mbi të gjitha një tërheqje të të gjitha palëve. Të lodhur nga humbjet e njëpasnjëshme, demokratët janë duke pritur drejtuesit e tyre që t’i çojnë në hullinë e fitores. Por fitorja nuk mund të vijë pa kuptuar hullinë e gabuar dhe pa sakrifikuar për një kauzë përtej personales.
Flutura Açka, 13 prill 2022

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike flutura acka partia demokratike flutura acka partia demokratike

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje