Aktualitet

Temperatura të larta! Sot arrijnë deri në 23°C, si parashikohet moti ( HARTA LIVE )

14 Prill 2022, 05:22 Nga DOSJA
Temperatura të larta! Sot arrijnë deri në 23°C, si

TIRANË– Sot do të përballeni me një mot me temperatura të larta, të cilat arrijnë deri në 23 gradë celsius. Sipas MeteoAlb: Vijojnë masat ajërore të qëndrueshme dhe të ngrohta të jenë prezente në të gjithë vendin tonë, duke bërë që në pjesën më të madhe të ditës të kemi mbizotërim të motit të kthjellët. Por herë pas here do të ketë dhe kalime të pakta vranësirash të cilat më të dukshme do të jenë përgjatë kufirit Lindor, por nuk do të mund të sjellin reshje.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 23°C.

Era do të fryjë deri mesatare me shpejtësi mbi 25 km/h nga drejtimi Lindor -Juglindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 ballë.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet moti parashikimi i motit moti parashikimi i motit

Sondazh

Poll