Politike

Alizoti:Duhet grup negociatorësh për të zgjidhur krizën në PD, Alibeaj të dorëhiqej, ose…

13 Prill 2022, 18:51 Nga DOSJA
Alizoti:Duhet grup negociatorësh për të zgjidhur krizën

TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti ka bërë propozimin e tij për zgjidhjen e krizës në Partinë Demokratke. I ftuar në studion e Radar Informativ, Alizoti tha se grupi parlamentar si organ i pranuar nga të dyja palët duhet të krijojë një ekip negociatorësh, ndërsa shtoi se më pas Enkelejt Alibeaj duhet që të dorëhiqet nga posti i kreut të grupit të PD-së.

Ose të paktën, sipas tij, Alibeaj duhet të kërkonte votëbesimin e deputetëve në pozicionin e tij si kryetar grupi.

“Ndodhi ajo që ju shihni. Po ndodh një mish-mash i madh brenda një partie që është end enë procesin e rigjetjes së vetes. Është një proces i vështirë bashkimi, nëse do të ndodhë. Nuk mundet në mbledhje, nuk mund të jetë zgjidhja e një krize, kur ka qenë e madhe dhe e thellë. Për ta zgjidhur duhen disa etapa. Duhet të caktohet një grup negociatorësh. Ngelem te grupi se është i vetmi organ legjitim që të gjithë palët e pranojnë. Grupi duhet të zgjidhte 3 ose 4 negociatorë. Takimet që mund të mbahen pa pasur pika të qarta nuk zgjidhet dot krizë sepse ëhstë e thellë. Nuk zgjidhet kriza nëse ne flasim tetë orë. Pala në minorancë dha dorëheqjen unë mendoj qa nga ana politike, kjo s’ka të bëjë në lidhje me pozicionimin tim, pjesa që doli në këto zgjedhje duhet të kishte dorëheqje nga pozicioni i saj. Siç bëri zoti Gjekmarkaj dhe Duma dhanë dorëheqjen, duhet të ndodhet edhe nga zoti Alibeaj dhe të kishim një negocim të palëve. Nëse palët fillojnë dhe mbajnë të dy tëqëndrime nuk funksionon”, tha ai.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike tomor alizoti tomor alizoti

Sondazh

Poll