Aktualitet

U dogj brenda në makinë, familjarë dhe miq vendosin lule në vendin ku vdiq i riu shqiptar

13 Prill 2022, 15:39 Nga DOSJA
U dogj brenda në makinë, familjarë dhe miq vendosin lule në

GREQI- Trëndafila të bardhë, qirinj, disa sende personale dhe mesazhe dashurie, janë lënë nga familjarët dhe kalimtarët në vendin e ngjarjes ku humbi jetën 17-vjeçari shqiptar që tronditi Kefaloninë.

Sipas mediave greke, miqtë dhe shokët e klasës së Fabios lanë një “copë” të tyren në vend, në shenjë dashurie për 17-vjeçarin që humbi jetën kaq padrejtësisht, viktimë e një tjetër aksidenti tragjik automobilistik.

Lamtumirën e fundit Fabios do t’i thonë të gjithë ata që e njohën dhe e donin, nesër të enjten në orën 15:00, në Kishën e Shenjtë Metropolitane të Argostolit.

Fabio u gjend pasditen e së martës i djegur në makinë ndërkohë që është ndaluar shoferi i saj, një 19-vjeçar i cili ishte shoku i tij.  19-vjeçari, i cili u arrestua nga policia pas ngjarjes tragjike, përballet me akuzën e vrasjes nga pakujdesia.

Sipas informacioneve, ai ishte shok i 17-vjeçarit dhe kishte udhëtuar nga Anglia ku jetonte, për ta parë. Sipas të njëjtave burime, mjeti fatal ka qenë në emër të babait të 19-vjeçarit, ndërsa ai kishte patentë drejtimi.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet vdes shqiptari ne greqi vdes shqiptari ne greqi

Sondazh

Poll