Aktualitet

Mashtrim, plagosje e dhunë, arrestohen 8 persona në Tiranë, 3 në kërkim

13 Prill 2022, 12:09 Nga DOSJA
Mashtrim, plagosje e dhunë, arrestohen 8 persona në Tiranë, 3

TIRANË– Tetë persona janë vënë në pranga ndërsa tre të tjerë janë shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Në njoftimin zyrtar, bëhet me dije se në pranga ka rënë Klejdi Qordja, 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër, e ka dënuar me 1 vit burgim, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve” e Roland Karaxha, 32 vjeç, pasi Gjykata e Lartë Tiranë, e ka dënuar me 1 vit e 2 muaj e 28 ditë burgim, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. Gjashtë persona të tjerë kanë rënë në pranga për vepra të tjera penale.

Njoftimi i policisë Tiranë

Vihen në pranga 8 shtetas, 3 prej tyre të shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale. Specialistët e Seksionit të Kërkimit në DVP Tiranë bënë kapjen e shtetasve: – Klejdi Qordja, 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër, e ka dënuar me 1 vit burgim, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”;

– E. F., 41 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan, i ka caktuar masën “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi”. Specialistët për Hetimin e Narkotilëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F. K., 51 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike, e llojit kokainë. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– P. S., 47 vjeç, banues në Krrabë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes;

– A. B., 28 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit në mjetin që ky shtetas drejtonte, nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një dorezë metalike. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 bënë kapjen e shtetasit në kërkim Roland Karaxha, 32 vjeç, pasi Gjykata e Lartë Tiranë, e ka dënuar me 1 vit e 2 muaj e 28 ditë burgim, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– E. H., 35 vjeç dhe Xh. L., 31 vjeçe, banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar mjetet e tyre përkatëse, pa leje drejtimi. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll