Aktualitet

Vrasja e Arjan Spahiut, prokurorët belgë vijnë për herë të dytë në Shqipëri

13 Prill 2022, 13:28 Nga DOSJA
Vrasja e Arjan Spahiut, prokurorët belgë vijnë për herë

TIRANË- Vrasja e Arjan Spahiut ka sjellë për të dytën herë në Shqipëri një grup prokurorësh belgë. Në vizitën e parë në vendin tonë, prokurorët e huaj morën në pyetje, Erjon Alibej, i cili konsiderohet si personi që ka urdhëruar vrasjen e dy personave në shenjë hakmarrje për vrasjen e vëllait të tij, Endrit Endrit Alibej alias Ravik Dylgjeri mbrëmjen e 2018, teksa kishte ardhur për të festuar ndërrimin e viteve me famijen e tij. Gazetarja Klodiana Lala bën me dije se Alibej iu ka pohuar hetuesve belgë se ka dyshime që pas vrasjes së vëllait fshihet grupi kriminal i drejtuar nga Franc Çopja, ndërsa shtoi se ishte Arjan Spahiu, me të cilin kishte lidhje krushqie, pikërisht ai që kishte siguruar informacion dhe të dhëna për vrasësit e vëllait të tij. Por informacioni duket se u mor vesh dhe “Arjani i vogël” u ekzekutua në Belgjikë. Tani mendohet se belgët janë rikthyer për të m arrë më shmë informacion lidhur me këto dy grupe kriminale, ndërsa do të marrin në pyetje disa personave të tjerë që mund të kenë dijeni për vrasjet e ndodhura në qytetin e Elbasanit. Aktualisht Erjon Alibej ndodhet në burg dhe po përballet me drejtësinë për vrasjen e Emiljano Ramazanit e Regis Runaj, por nuk dihet nëse do të merret edhe njëherë në pyetje apo nëse do të përballet me ndonjë dëshmitarë para belgëve. Ndërsa nga kundërshtarët e tij ende nuk ka asnjë të arrestuar. 

Po kush është viktima dhe pse po hetohet për vrasja e tij edhe në Shqipëri?

Ardit (Arjan) Spahiu, 38 vjeç dhe banues në Elbasan u ekzekutua me tetë plumba në një nga lagjet më të njohura në Bruksel, në bulevardin ‘Edmond Machtens’, pranë lagjes së njohur Molenbeek. Viktima ka qenë i akuzuar 11 vjet më parë si organizator i vrasjes se Gëzim Alikajt, ngjarje e ndodhur në qytetin e Elbasanit, në afërsi të Urës së Zaranikës. Alikaj dyshohet se ka vrarë 14 vite më parë një të afërm të Arjan Spahiut, ç’ka ka bërë që hetuesit belg të dyshojnë se krimi ka ardhur si pasojë e hakmarrjes.

Një tjetër pistë është edhe ajo e luftës mbi kontrollin e territorit për trafikimin e drogës mes grupeve kriminale shqiptare në disa qytete europiane. Arjan Spahiu ishte edhe kunati i Erion Alibejt, i cili ndodhet në burg pasi akuzohet si oganizator i një sërë vrasjesh të ndodhura në Elbasan. Alibej akuzohet se ka organizuar vrasjen e Bujar Çelës, vëllait të të shumëkërkuarit Talo Çela, Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt. Erion Alibej është vëllai i Endrit Alibejt, që u vra tre vite më parë në Bradashesh së bashku me xhaxhain e tij, Arben Dylgjerin dhe turkun Erdal Duranay.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arjan spahiu elbasan arjan spahiu elbasan

Sondazh

Poll