Aktualitet

Pas Gjermanisë, Rama ikën sërish nga Shqipëria, vizitë dyditore në Turqi dhe Azerbajxhan

13 Prill 2022, 14:05 Nga DOSJA
Pas Gjermanisë, Rama ikën sërish nga Shqipëria, vizitë

TIRANË– Pas vizitës në Gjermani, kryeministri Edi Rama do të zhvillojë vizita zyrtare në Azerbajxhan dhe Turqi. Mësohet se nesër në mëngjes, rreth orës 07:00 kryeministri Rama niset drejt Azerbajxhanit në një vizitë dy ditore për të zhvilluar disa takime me drejtues të lartë të politikës vendase për të rritur bashkëpunimin mes dy vendeve.

Gjatë vizitës së tij, Rama do ketw një takim “kokë më kokë” me presidentin e vendit, Ilham Aliyev, do shkojë në memorialin e varrezave të dëshmorëve, dhe më pas do të takohet me kryetaren e Kuvendit dhe kryeministrin e Azerbajxhanit. Më pas, të premten do të fluturojë në Stamboll, në atë që do të jetë një takim i posaçëm me përfaqësues të kompanisë “Tubitak” që prodhon raketa për dronët “Bayraktar”.

Në Azejbarxhan, pritet që lufta në Ukrainë të jetë kryetemë diskutimi, lufta në Ukrainë, si dhe ndikimi në ekonomi mendohet se do jetë një nga temat e diskutimit. Azerbajxhani, dikur pjesë e Bashkimit Sovjetik është një nga vendet prodhues të gazit dhe siç është deklaruar më parë planifikon të rrisë eksportin e gazit me 11 përqind këtë vit për të zëvendësuar eksportet ruse. 

Axhenda e vizitës zyrtare së Kryeministrit të Shqipërisë, EDI RAMA në Azerbajxhan, dhe vizitës së punës në Turqi – Baku/Stamboll, 14-15 Prill 2022

E enjte, 14 prill

07.00 – Fluturim i posaçëm drejt aeroportit ndërkombëtar “Heydar Aliyev”

13.40 – Takim tete-a-tete me z. Ilham Aliyev, President i Republikës së Azerbajxhanit

16.00 – Vizitë në memorialin e varrezave të dëshmorëve

16.30 – Takim bilateral me znj. Sahiba Gafarova, Kryetar i Kuvendit të Republikës së Azerbajxhanit

18.00 – Takim bilateral me z. Ali Asadov, Kryeministër i Republikës së Azerbajxhanit

E premte, 15 prill

11.00 – Fluturim i posaçëm drejt aeroportit të Stambollit

13.30 – Takim me përfaqësues të kompanisë “Tubitak”

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike edi rama edi rama ne turqi edi rama edi rama ne turqi

Sondazh

Poll