Aktualitet

VERSIONET/Fejesa e padëshiruar që solli vrasjen makabre, lidhja vjehërr-nuse e djali në mes

13 Prill 2022, 13:01 Nga DOSJA
VERSIONET/Fejesa e padëshiruar që solli vrasjen makabre, lidhja

FIERXhevahir Hoxha kishte paralajmëruar se do ta vriste partneren e re të djalit.. dhe e bëri. Merushe Hazizi u vra ditën e djeshme me thikë nga vjehrri i saj, Xhevahir Hoxha, në fshatin Vidhishtë të Roskovecit. Pasdite, në momentin kur në banesë nuk kishte njeri, 61-vjeçari e godit 3 herë me thikë në gjoks, duke e lënë të vdekur. Më pas, ai u vetëvra në një pemë afër banesës.

Sipas familjarëve dhe fqinjëve, Xhevahiri nuk e donte për nuse 30-vjeçaren për shkak se djali i tij braktisi bashkëshorten e parë dhe nipin për shkak të saj. I biri i Xhevahirit dhe viktima bashkëjetonin prej tre vjetësh. Merushe Hazizi kishte 3 fëmijë nga martesa e parë, por që jetonin me ish-bashkëshortin e saj.

Fqinja e familjes tha për mediat, se ish-burri i Merushes kishte ardhur tre herë për ta kërkuar atë, por kjo e fundit nuk kishte pranuar të kthehej më me të. Vëllai i 61-vjeçarit zbuloi se Xhevairi lëvizte me sëpatë me vete, ndërsa me djalin kishte marrëdhënie shumë të keqe. Ai zbuloi se Xhevairi ka qenë më parë rreth 6 muaj në burg, ku ka vuajtur dënimin për zjarrvënie.

Fqinjët e tjerë tregojnë se Xhevair Hoxha nuk kishte qenë dakord me bashkëjetesën e djalit të tij me Merushe Hazizin, të cilën e masakroi sot me thikë për vdekje. Një e afërme shton se vetëm para tre ditësh e kishte parë 61-vjeçarin Xhevahir Hoxha që të vinte vërdallë shtëpisë me kosë bari në dorë dhe i kishte thënë ta hiqte nga dora. 

Ndërsa kunata e Xhevahir Hoxhës ka treguar se vrasja ishte e paralajmëruar, pasi Xhevahiri i kishte thënë djalit të tij se do ta vriste së bashku me bashkëjetuesen e tij.

Sot, Merushe u “dënua” edhe nga familjarët e saj, të cilët nuk i vendosur as foton në lajmërimin e vdekjes së vendosur nëpër shtylla. Në daljen e saj nga shtëpia për në banesën e fundit qëndronin tre fëmijët minorenë, të cilët i kishte lënë te familja e prindërve të saj. Ndërsa Fatjoni ka zgjedhur të mos shkojë në ceremoninë e bashkëjetueses po në atë të babait të tij vrasës. Edhe ish-bashkëshorti i Merushes nuk ka shkuar në ceremoninë mortore të saj, pavarësisht se nga martesa e tyre erdhën në jetë tre fëmijë.

Në fund të gjithë historisë së rëndë ishte veprimi i vjehrrës së viktimës e cila në mes të gjithë tragjedisë po lante dyshemenë nga gjaku.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet burri vret nusen e djalit e veten burri vret nusen e djalit e veten

Sondazh

Poll