Aktualitet

‘Babai me duart me gjak’, vajza e autorit: Vëllai e donte Merushen, e mbylli nga frika

13 Prill 2022, 11:00 Nga DOSJA
‘Babai me duart me gjak’, vajza e autorit: Vëllai e donte

FIER– Motra e Fation Hoxhës, partnerit të Merushe Hazizit që u vra një ditë më parë nga vjehrri i saj ka treguar detaje nga ngjarja. Në një prononcim për emisionin “Me zemër të hapur”, vajza tha se e kishin parë të atin që kishte dalë me duart me gjak, por nuk kishte mundur që ta ndalte dot. Ajo tregon se i ati nuk e donte fare Merushen në shtëpi, por i vëllai ka vuajtur shumë për të. 

“Jam motra e Fationit. babai, nuk e donte Merushën. Vëllai e donte,. Aty nisën konfliktet. Babai thoshte; lëre. Vëllai nuk e linte se e donte. Ai e vrau dhe vrau veten. Merushja ishte e martuar më parë me 3 fëmijë dhe se donte për nuse. Ai e pranoi se e kishte 3 fëmijë. Ai e donte shumë dhe tani është në gjendje të rëndë. Babai im nuk e njihte më parë Merushën. Po edhe nëna nuk e donte, se mbante nga babi. Një vit qëndruan në Vlorë, u kthyen se nuk e përballonin dot ekonominë andej. Nuk e përballonin dot me qira. Kam qenë në Tiranë. Ai e kishte gjetur vetëm në shtëpi dhe e kishte masakruar. Po e kishte paralajmëruar shumë herë; do të vras, do të vras. Fajtoni ka qenë me zetor duke punuar. Nëna ishte poshtë nga kasollja për tu hedhur bagëtive. Kishte shkuar e kishte gjetur vetëm, e kishte masakruar. Nena e kishte parë babanë që kishte ikur me vrap dhe e kishte pyetur; ku po shkon. E kishte parë me duar me gjak. Morëm shumë masa. Fajtoni e mbante kyçur në dhomë, se kishin frikë. Ai e kishte shqyer derën. Policia është njoftuar shumë herë. Policia ishte disa herë këtu. Fajtoni, nusja dhe babai ishte me urdhër mbrojtje. Ai thoshte më kërcënon nusja dhe djali. Mori urdhër mbrojtje dhe ai. Ka shqyer derën. Babai jetonte në shtëpitë e tjera, te dy dhomat, kurse ajo te shtëpia e re,”- tregon vajza ndër të tjera. 

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet fation hoxha merushe hazizi xhevahir hoxha fation hoxha merushe hazizi xhevahir hoxha

Sondazh

Poll