Aktualitet

VD-Noka: Berisha s’ka bërë kurrë presion mbi drejtësin kjo është puna e Ramës

13 Prill 2022, 11:15 Nga DOSJA
VD-Noka: Berisha s’ka bërë kurrë presion mbi drejtësin

TIRANË– Deputeti Flamur Noka dhe anëtari i Rithemelimit të PD-së mohoi në mënyrë kategorike ndërhyrjen e ish-kryeministrit Sali Berisha në sistemin e drejtësisë në Shqipëri. Në një konferencë për mediat, Noka tha se i vetmi person që ndërhyn e komandon drejtësinë është kryeministri Edi Rama.

Pjesë nga konferenca:

Pyetje: Lidhur me presionin politik ndaj drejtësisë, dje zoti Berisha lëshoi akuza të forta kur tha se Edi Rama dhe diplomatët e huaj po kërcënojnë dhe po i bëjnë presion gjykatës. Por a apo i bëni edhe ju në një farë mënyre presion gjykatës kur sulmoni diplomatë të huaj pa prova, në një kohë kur Gjykata e Apelit pritet të marrë në shqyrtim padinë e Enkelejd Alibeajt? Dhe e dyta, pse i druheni vendimit të Apelit kur ju e keni fituar tashmë betejën në shkallën e parë?

Flamur Noka: Se kush bën presion mbi drejtësinë, e tha dje, jo vetëm Sali Berisha, por raporti i DASH. Ai që i bën presion drejtësisë dhe që ka ndikuar dhe po ndikon mbi drejtësinë quhet Edi Rama. Dhe, kjo tregon qartësisht se mbrapa këtij presioni është Edi Rama. Kurrë Sali Berisha dhe PD nuk ka ushtruar presion mbi drejtësinë, as kur ka qenë në pushtet, as në opozitë. Zgjedhjet kanë qenë të planifikuara për t’u zhvilluar në 22 mars. Janë shtyrë për në datën 30 prill, ky ka qenë vendimi dhe ky është një vendim i marrë. Por që të vazhdojë çështja e Kuvendit në kalendat greke, kjo është një çështje dhe një agjendë e tjetër kujt dhe jo një agjendë e PD.

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll