Aktualitet

Vrasja e Bandulës në Shkodër! Dyshohet për vrasës me pagesë, shoqërohen 20 persona

13 Prill 2022, 08:02 Nga DOSJA

SHKODËR– Policia ka shoqëruar 20 persona në komisariat për të dhënë dëshminë e tyre në lidhje me vrasjen e Nazmi Bandulës në Shkodër. 5 nga personat e pyetur janë dëshmitarë okularë. Përpara grupit hetimor ata janë shprehur se nuk kanë mundur të identifkojnë ekzekutuesit, përveç faktit që autorët udhëtonin me një automjet tip “BENZ” me xhama të zinj.

Ka dyshime se vrasja mund të jetë kryer nga vrasës me pagesë. Burime nga grupi hetimor, bëjnë me dije se në vendin e ngjarjes janë gjetur shumë pak prova që mund të ndihmojnë në identifikimin e autorëve.

 Pistat kryesore ku janë përqendruar hetimet janë larja e hesapeve dhe përfshirja e viktimës në grupe kriminale. Drejtoria vendore e Policisë në Shkodër i ka kërkuar informacion dhe po bashkëpunon me Policinë e Elbasanit për të mbledhur të dhëna, nëse Bandula ka qenë i përfshirë në aktivitet kriminal apo jo në qytetin e Elbasanit, pasi në këtë qytet ai po kalonte edhe pjesën më të madhe të kohës.

55-vjeçari u vra mëngjesin e djeshëm në lagjen ‘Rus’ në Shkodër. Ai ishte ulur në një lokal pranë shtëpisë së tij për të konsumuar kafenë e mëngjesit në momentin që u qëllua me breshëri plumbash. Autorët ishin në një mjet ‘Mercedes Benz’, me ngjyrë të bardhë. Në ecje, ata qëlluan 13 herë drejt Bandulës, të cilin e kapën 6 plumba që e lanë të vdekur në vend.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Ekzekutimi i Bandulës/ Foto e tavolinës, kafja e fundit, autorët kryen sulmin për 9 sekonda

ME VIDEO/ Momenti kur ekzekutohet Nazmi Bandula brenda lokalit në Shkodër

Vrasja e Nazim Bandulës në Shkodër! FOTO, ky është mjeti i përdorur nga autorët

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet ekzekutohet nazmi bandula nazmi bandula ekzekutohet nazmi bandula nazmi bandula

Sondazh

Poll