Politike

‘Bashkimi i PD pengohet nga Alibeaj’/ Pampuri i përgjigjet Nokës: Gënjeshtra dhe mashtrime

13 Prill 2022, 11:57 Nga DOSJA
‘Bashkimi i PD pengohet nga Alibeaj’/ Pampuri i përgjigjet

TIRANË– Deputetja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri i është përgjigjur Komisionit të Rithemelimit pas deklaratave të lëshuar nga Flamur Noka i cili tha se bashkimi i demokratëve po pengohet nga Enkelejd Alibeaj. Pampuri shprehet se Flamur Noka po gënjen dhe mashtron në emër të deputetëve të PD-së.

“Gënjeshtrat dhe mashtrimi në emër të deputetëve të PD nga kolegu Flamur Noka, janë një fyerje e rëndë për secilin prej nesh. Deformimi me dashje në publik i qëndrimeve tona, pa asnjë autoritet nga Grupi Parlamentar, jashtë realitetit të mbledhjes së djeshme, jashtë diskutimeve të përgjegjshme të secilit prej kolegëve të Grupit Parlamentar, nuk ndihmon në bashkimim e demokratëve. Askush nuk ka të drejtë të shpall qëndrimet e tij të izoluara si diskutime të Grupit Parlamentar. Gjej rastin të ritheksoj qëndrimin e shumicës së deputetëve të Grupit Parlamentar për ndaljen e gjuhës së urrejtjes, shantazhit, përçarjes, fyerjes, sulmit dhe arrogancës mes demokratëve. Çdo deputet i PD ka përgjegjësinë që në këtë moment të vështirë për PD të tregojë maturi dhe përgjegjshmëri në çdo komunikim me publikun, për të mos i fryrë më shumë rrugës së përçarjes“, u shpreh Pampuri.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike flamur noka oriola pampuri flamur noka oriola pampuri

Sondazh

Poll