Politike

Rama e çoi në ‘riedukim’ për 60 ditë! Fuga për Ambrozia Metën: E di që ka pasur probleme…

13 Prill 2022, 10:37 Nga DOSJA
Rama e çoi në ‘riedukim’ për 60 ditë! Fuga

TIRANË– Drejtori i Komunikimit në Kryeministri, Endri Fuga komentoi ditën e sotme vendimin e kryeministrit Edi Rama për gazetaren e Syri.net, Ambrozia Meta. Në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, Fuga tha se ai mban raporte profesionale me gazetarët, ndërsa për rastin specifik, e pranon se ka pasur disa problemantika. 

‘Jam në komunikim të vazhdueshëm me gazetaret, e di që ka pasur problematike, unë ruaj raporte profesionale, madje ajo ishte ftuar në një konferencë të kryeministrit. Duhet që edhe gazetarët të tregojnë respekt.’– tha Fuga. 

Më 30 mars, Rama e dërgoi gazetaren Meta për riedukim për 60 ditë, duke e përjashtuar nga mundësia për t’i bërë pyetje gjatë kësaj periudhe. Ky veprim u dënua edhe nga ish-kryeministri Sali Berisha i cili kërkoi rezolutë në Kuvend për aktin.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ambrozia meta endri fuga ambrozia meta endri fuga

Sondazh

Poll