Politike

VD-Hiqen biletat e urbanëve në Tiranë, Balluku sqaron rregullat e reja

13 Prill 2022, 10:54 Nga DOSJA
VD-Hiqen biletat e urbanëve në Tiranë, Balluku sqaron rregullat e

TIRANË– Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku deklaroi ditën e sotme se do të hiqen biletat në formatin e shtypur për transportin ndërqytetas, (urbanë). Pas mbledhjes së Qeverisë, Balluku njoftoi se kanë miratuar projektvendimin për përcaktimin e procedurës për masën e kompensimit për shoqëritë e linjave të transportit qytetar rreth qytetas e ndërqytetas, pjesë e paketës anti-krizë.


‘Miratuam Projektvendimin për përcaktimin e procedurës të dokumentacionit e masës së kompensimit për shoqëritë e linjave të transportit qytetar rreth qytetas e ndërqytetas, pjesë e paketës antikrizë. Hiqen biletat me format të shtypur, biletat do të bëhen online. Çmimi i naftës ka një rritje të ndjeshme, si ne po e menaxhojmë përmes bordit të transparencës për qytetarët pjesë e paketës së rezistencës ka të bëjë dhe kompensimin me 100 lekë për litër për cdo subjekt. Sot përmes këtij projekt akti i kemi dhënë rrugë hapjes së mënyrës së kalkulimit nga gjithë njësitë përfshira për të nisur menjëherë kompensimin për tre muaj të transportit urban që patashikon shpenzimet në mars prill dhe maj. Shifrat sa i përket përdorimit të transportit urban janë të rëndësishme, qeveria po mundohet të ruajë cmimin e biletës, ne s’do i lejojmë të kenë rritje të biletës.‘- deklaroi Balluku.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike belinda balluku vkm 13 prill 2022 belinda balluku vkm 13 prill 2022

Sondazh

Poll