Politike

Kanabisi/ Koço Kokëdhima tregon bisedën me Ramën: Vuante nga kanceri drejtuesi i klinikës

12 Prill 2022, 20:52 Nga DOSJA
Kanabisi/ Koço Kokëdhima tregon bisedën me Ramën: Vuante

TIRANË– Ish-deputeti Koço Kokëdhima ka treguar historinë e një personi që vuante nga kanceri dhe i duhej që të merrte vaj kanabisi për të mbrojtur argumentat e tij “pro” çështjes. Gjatë fjalës së tij në emisionin “Opionion”, Kokëdhima tha se kishte diskutuar dikur me kryeministrin Edi Rama, rastin e një personi të rëndësishëm që nuk fuste dot vajin e kanabisit brenda territorit të vendit. Ndryshe do të përfundonte në burg.

“Vuante nga kanceri një drejtues i klinikës qeveritare të Shqipërisë, i duhej të importonte vaj kanabisi. Nuk e çonte dot vajin nga Rinasi në shtëpi. E kam pyetur kryeministrin; kush t’ja çojë në shtëpi? Kush duhet që ta shkelë ligjin? Policia? Edhe këtu i pengojmë ne. Kjo është pjesë e pazgjidhur ende,“-tha ai.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike koço kokëdhima koço kokëdhima

Sondazh

Poll