Politike

U shpall non-grata nga SHBA, SPAK heziton të nisë hetimet për Aqif Rakipin

13 Prill 2022, 10:19 Nga DOSJA
U shpall non-grata nga SHBA, SPAK heziton të nisë hetimet për

TIRANE- Disa ditë pas shpalljes non-grata të ish-deputetit të PDIU, Aqif Rakipi, Prokuroria e Posaçme, SPAK ende nuk i ka nisur hetimet. Gazetarja Klodiana Lala, raporton se SPAK ende nuk ka një përgjigjie zyrtare se a i ka nisur apo jo hetimet. “Prokuroria e Posaçme është dike kryer të gjitha funksionet e saj bazuar në kompetencat që ka dhe legjislacioni në fuqi. Nuk mund të japim më shumë detaje për veprimet konkrete që kryejnë prokurorët.”, thuhet në përgjigjen e SPAK.

Më 11 prill, Aqif Rakipi ishte pjesë e listës së emrave që u shpallën non-grata në SHBA. Bashkë me të, non-grata u shpall edhe biznesmeni Ylli Ndroqi. DASH arsyetonte në vendim se Rakipi është një ish-deputet famëkeq që ka ndikim të dëmshëm dhe destabilizues në proceset politike në Shqipëri.

Aqif Rakipi e humbi mandatin e deputetit në vitin 2018 si pasojë e ligjit të dekriminalizimit. Por në zgjedhjet e fundit parlamentare të zhvilluara më 25 prill 2021, djali i tij, Ornaldo Rakipi u zgjodh me një numër surprizë votash deputet i Partisë Socialiste në Tiranë. Ende nuk ka një vendim se çfarë të ndodhë me mandatin e të birit.

(f.g/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike aqif rakipi spak aqif rakipi spak

Sondazh

Poll