Politike

Legalizimi i kanabisit, Gjylameti: Në Shqipëri kemi klimën që e favorizon

12 Prill 2022, 20:47 Nga DOSJA
Legalizimi i kanabisit, Gjylameti: Në Shqipëri kemi klimën

TIRANË- Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti, ka argumentuar se Shqipëria mund të prodhojë kanabis mjekësor pasi e favorizon klima. Në studion e “Opinion”, ajo tha se në Europë një industri e tillë sjell një gjenerim prej 58 miliardë dollarësh të ardhura.

“Për sa kohë diskutohen në Europë një gjenerim prej 58 miliardë dollarësh përafërsisht pas 6 viteve, nëse në shohim që Greqia po e përdor, të njëjtën gjë mund të ketë edhe Shqipëria. Ajo që ne duam është që ne të krijojmë kuadrin ligjor për ta bërë të mundur. Më pas është industria ajo që do të merret me gjetjen e tregut apo për të qenë përpunues. Në 20 vite numri i vendeve që e ka legalizuar është rritur në shifra marramendëse. Përsa kohë kemi avantazh konkurrues për shkak të kushteve klimaterike, përse duhet të mos e lejojmë,”- tha Gjylameti.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike blerina gjylameti blerina gjylameti

Sondazh

Poll