Politike

Agjensia e medias/ Fuga përballë Komisionit, shpjegon 3 objektivat e institucionit

13 Prill 2022, 10:51 Nga DOSJA
Agjensia e medias/ Fuga përballë Komisionit, shpjegon 3 objektivat e

TIRANË– Agjencia për Median dhe Informimin, institucioni i ngritur në janar të këtij viti, ishte pjesë e diskutimeve në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik. Drejtori i Përgjithshëm i agjencisë, Endri Fuga ka parashtruar tre synimet e kësaj agjencie, për të cilën ka pasur akuza nga opozita.

‘Për qeverinë shqiptare, komunikimi me mediaaan dhe publikun në mënyrë transparente janë prioritetet kryesore. Në janar të këtij viti filloi kjoj agjenci sipas modelit gjerman për shtypin. Synimi për të qenë më profesional, për të patur një koordinim që prekin shumë institucione. Agjencia ka 3 objektiva kryesore. Së pari të informojë publikun mbi punën e qeverisë mes mjeteve të komunikimit. Të informojë mediat përmes raporteve dhe kontakteve të ndryshme. Të informojë qeverinë mbi çështje publike apo çdo problematikë apo shqetësim që ngrihet nga media ose qytetarët. Agjencia përmban Drejtorinë e Informimit të Qytetarëve. Kjo bën informimin e qytetarëve mbi politikat, nismat dhe aktiviteteve të qeverisë. Kjo bëhet përmes llogarive në rrjetet sociale, faqeve ueb, institucioneve të varësisë. Përmban drejtorinë e informimit të mediave, që i përgjigjet kërkesave të medias. Së treti, drejtorinë e informimit të institucioneve, e cila përkujdeset që çdo institucion të jetë në dijeni të çështjeve kryesore të ditës, debateve të ditës. Lajmeve në rajon në vend dhe në botë. Nuk dua që të marr më shumë kohë dhe të zgjatem më tej.’– tha Fuga.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike endri fuga endri fuga

Sondazh

Poll