Politike

Berisha parashikon: Alibeajn do e ndjekë fati i Bashës. Kam refuzuar çdo negociatë me SHBA

12 Prill 2022, 18:45 Nga DOSJA
Berisha parashikon: Alibeajn do e ndjekë fati i Bashës. Kam refuzuar

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha, pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Sali Berisha ka parashikuar se Enkelejd Alibeajn do ta ndjekë fati i Lulzim Bashës. Po ashtu, ndër të tjera Berisha tha se ka pasur tentativa për negociata nga SHBA me të, por pretendoi se ka refuzuar çdo herë. 

“Alibeajn nuk e tërheq Rama të tërhiqet. Atë do e ndjekë fati i Bashës. Nuk ia uroj. Ai harron se vë veten në një pozitë shumë të papërshtatshme. Kërkoi të bëhej votim, por nuk i votoi kush. Nuk them se e hodhi, por kërkoi. Kërkoi që t’i dërgohen propozime. Nuk ka mbledhje nesër. Kur të ketë do shkoj në çdo mbledhje. Pse kujtoni ju se vendimi i Bashës dhe Alibeajt do më pengojnë? Kryetari i grupit duhet të jetë një nga nënkryetarët e partisë që zgjidhet nga Këshilli Kombëtar. Ai bën edhe kryetarin, i emërur nga Gaz Bardhi. Ata janë shokë por nuk është partia kështu. Nuk kam bërë dhe nuk bëj asnjë përpjekje për negociata me SHBA. E kam refuzuar në mënyrë të prerë. Më 30 prill do të ketë çdo deputet të PD, edhe Bashën, edhe Alibeajn, do të jenë anëtarë të Këshillit Kombëtar. Ç’do njeri është i lirë të marrë vendimet e tij. Janë të lirë për të marrë vendimet e tyre,”-tha Berisha.

LAJMI KRYESOR: Mbledhja e grupit parlamentar/ Berisha i kërkon dorëheqjen, Alibeaj: Pushtove selinë!

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike pd mbledh grupin parlamentar 12 prill 2022 sali berisha pd mbledh grupin parlamentar 12 prill 2022 sali berisha

Sondazh

Poll