Aktualitet

Dogji 2 makina në Vlorë arrestohet 31-vjeçari

13 Prill 2022, 09:54 Nga DOSJA
Dogji 2 makina në Vlorë arrestohet 31-vjeçari

VLORË- 6 qytetarë janë arrestuar në Vlorë, për vepra të ndryshme penale. Xh. K., 31 vjeç, banues në lagjen “Kushtrimi”, është arrestuar nga policia pasi kishte kryer disa vjedhje të makinave, si dhe ka djegur dy makina. Qytetarja me inicialet E. P., 34 vjeçe, banuese në lagjen nr. 4, Sarandë, është arrestuar pasi ka kërcënuar një grua me anë të disa mesazheve që i dërgonte në rrjetet sociale. Është  arrestuar  qytetari Xh. T., 43 vjeç, pasi ka mashtruar qytetarin J. Gj., 42 vjeç, teksa  i marrë atij disa herë karburant dhe duke mos e paguar.

NJOFTIMI I POLICISË VLORË

Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Vlorë ndaluan shtetasin Xh. K., 31 vjeç, banues në lagjen “Kushtrimi”, Vlorë, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Shkatërrimi i prones me zjarr”, pasi dyshohet se ky shtetas është autor i disa vjedhjeve të automjeteve, të ndodhura gjatë ditëve të fundit, si dhe autor i djegies së 2 automjeteve, në pronësi të shtetasve të ndryshëm. Si rezultat i veprimeve hetimore rezulton se shtetasi Xh. K. Më datë 01.04.2022, ka vjedhur automjetin në pronësi të shtetasit F. D. Më datë 07.04.2022, ka djegur 2 automjete, në pronësi të shtetasve V. Ç. dhe V. K. Më datë 08.04.2022, ka tentuar të vjedhë automjetin në pronësi të shtetasit P. N. Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për shtetasit: E. P., 34 vjeçe, banuese në lagjen nr. 4, Sarandë, për veprën penale “Kanosja”, pasi dyshohet se kjo shtetase ka kanosur, nëpërmjet mesazheve të dërguara në rrjetet sociale, shtetasen E. Ll. Xh. T., 43 vjeç, për veprën penale “Mashtrimi”, pas kallëzimit të bërë nga shtetasi J. Gj., 42 vjeç, banues në fshatin Çukë, Sarandë, se shtetasi Xh. T. e ka mashtruar duke i marrë atij disa herë karburant dhe duke mos e paguar. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

(d.d)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll