Aktualitet

Arrestohet turku, 4000 euro për secilin emigrantë që sillte në Shqipëri

13 Prill 2022, 09:11 Nga DOSJA
Arrestohet turku, 4000 euro për secilin emigrantë që sillte

POGRADEC-  Qytetari M.T., 49 vjeç, banues në Stamboll, Turqi është arrestuar në kufirin e Qafë Thanës, Pogradec pasi kishte sjell 4 emigrantë të paligjshëm në Shqipëri. Turku është arrestuar për veprën penale ndihmë për kalimin e paligjshëm në kufij, gjithashtu ai kishte marë nga 4000 euro shpërblimi për çdo emigrant. Emigrantët po i kalonte me kamionin e tij, drejt vendeve të BE-së.

 

Njoftimi i policisë Pogradec

Vijon operacioni policor i koduar “Perimetri”. Policia Kufitare e Qafë Thanës godet një tjetër rast të aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit. U kap duke hyrë në territorin e Shqipërisë me 4 emigrantë të paligjshëm në kamion, vihet në pranga një shtetas turk. Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Qafë Thanë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, në bazë të analizës së riskut, kanë kaluar për kontroll më të imtësishëm në vijën e dytë dhe në skaner, mjetin tip kamion të markës “Daf”, me drejtues shtetasin M. T., 49 vjeç, banues në Stamboll, Turqi. Në pjesën e brendshme të trailerit të kamionit, u gjetën 4 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit 4000 euro personi, 49-vjeçari iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. Veprimet e mëtejshme u kryhen nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, të cilët bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. T., për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për hetime të mëtejshme.

(d.d)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet policia e pogradecit turqi policia e pogradecit turqi

Sondazh

Poll