Aktualitet

Raporti i DASH, ambasada amerikane: T’i japim fund pandëshkueshmërisë për zyrtarët

13 Prill 2022, 09:28 Nga DOSJA
Raporti i DASH, ambasada amerikane: T’i japim fund

TIRANË– Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka reaguar pas raportit të DASH, ku thuhet se Shqipëria vuan problemet me korrupsionin dhe pandëshkueshmërinë. Me anë të një postimi të bërë në Twitter, ambasada thotë se SHBA është e përkushtuar që të vendosë demokracinë dhe të zbatohen të drejtat e njeriut. Më tej, ambasada shton se ata mbështesin reformën në drejtësi për ti dhënë fund pandëshkueshmërisë për llogaridhënie të zyrtarëve të korruptuar & krimit të organizuar.

REAGIMI I AMBASADËS:

SHBA janë të përkushtuara për të vënë demokracinë dhe të drejtat e njeriut në qendër të politikës sonë të jashtme. Lexoni raportin e Departamentit të Shtetit mbi Të Drejtat e Njeriut. Siç vërehet në raportin mbi Shqipërinë të drejtat e njeriut duhet të përfshijnë një gjyqësor të pavarur, të lirë nga presioni politik, frikësimi apo korrupsioni. SHBA mbështet me forcë reformën në drejtësi për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë, për llogaridhënie të zyrtarëve të korruptuar & krimit të organizuar, & forcimin e sundimit të ligjit në Shqipëri.

Raporti i fundit i DASH thotë se çështjet kryesore lidhur me të drejtat e njeriut në Shqipëri gjatë vitit 2021 ishin “problemet me pavarësinë e gjyqësorit ndërsa vazhdobte procesi i vetingut; kufizimet e lirisë së shprehjes dhe shtypit; dhe korrupsioni i përhapur në të gjitha degët e qeverisë dhe institucionet komunale”.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike

Sondazh

Poll