Aktualitet

E RËNDË/ Shtirej si pakistanez në Instagram, shqiptari përdhunon të miturën greke

13 Prill 2022, 09:07 Nga DOSJA
E RËNDË/ Shtirej si pakistanez në Instagram, shqiptari

GREQI– Një 27-vjeçar nga Shqipëria është autor i përdhunimit të një nxënëseje 17-vjeçare greke në Korydallos. Protothema raporton se shqiptari është arrestuar në shtëpinë e tij në Agia Varvara. Autori, në bisedat me vajzën e re në Instagram pretendonte se ishte pakistanez.

SI NDODHI NGJARJA?

Mbrëmjen e së hënës, shqiptari e bindi greken të takohej në orën 21:30 jashtë shtëpisë së saj për një shëtitje. Ai shkoi dhe e mori me motor dhe e çoi në një park në zonën e Korydallos ku e trajtoi në mënyrë agresive. Ajo i kërkoi që ta kthente në shtëpinë e saj, por shqiptari kishte plane të tjera. 

Autori, e çoi në një apartament në katin përdhe në të njëjtën zonë. Ai mbylli derën, ndezi televizorin që fqinjët të mos dëgjonin se çfarë po ndodhte  u zhvesh dhe u vërsul mbi të miturën. Skena horror zgjati rreth gjysmë ore. 

Pas përfundimit të aktit të tij, 27-vjeçari dhe pasi kishte lënë gjurmë gjenetike në bluzën e 17-vjeçares, e urdhëroi atë të ngrihej dhe ta çonte në shtëpinë e saj.  Vajza pak më vonë, shkoi në Korydallos Security ku denoncoi përdhunimin e saj.

(a.b)/dosja.al.

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet greqi shqiptari ne greqi shqiptari perdhunon greken greqi shqiptari ne greqi shqiptari perdhunon greken

Sondazh

Poll